Panorama Sport (Albania)

Zbardhet plani, lojtarë anglezë për Elbasanin

Priten disa lojtarë të rinj britanikë në janar, ja synimet

- VLADIMIR MEMA

Elbasani po kalon një periudhë tranzicio ni, teksa për momentin të gjithë në qytet janë duke pritur pronarët e rinj për të nisur nga puna. Aktualisht skuadra është duke u menaxhuar nga Bashkia e Elbasanit dhe, për fat të keq, rezultatet nuk kanë qenë brenda pritshmëri­ve të fillimsezo­nit. Elbasanasi­t janë në vendet e fundit në klasifikim, në kuotën e pesë pikëve, dhjetë më pak se vendi i parë që mbahet nga Lushnja. Megjithatë, shpresat janë që nga ndeshja në ndeshje të vijë edhe ringritja dhe gjatë muajit janar, kur të vijnë investitor­ët e rinj, verdheblut­ë të mos jenë larg me pikë nga rivalët që synojnë Superligën. Plani i anglezëve

Para pak ditësh ishte presidenti aktual i Elbasanit, Ar- ben Laze, i cili, në një prononcim për "Panorama Sport", pohoi se pronarët e rinj në muajin janar kanë premtuar investime të mëdha në blerjen e futbollist­ëve cilësorë. Gazeta zbulon se anglezët duan që të përforcojn­ë skuadrën me futbollist­ë të huaj, që militojnë në kampionati­n anglez dhe që në futbollin shqiptar pritet të sjellin një tjetër cilësi. Për momentin nuk bëhen të ditur emrat, por duke qenë se vetë kompania "Level Up Sa" merret kryesisht me menaxhimin në këtë sektor, nuk do të jetë aspak problem afrimi i futbollist­ëve. Madje, edhe para se të niste ky edicion, ishte gati afrimi i disa lojtarëve, por për shkak se nuk i morën dot "çelësat" e klubit më herët, nuk ndërmorën një hap të tillë. Nga burime të besueshme të gazetës pranë Bashkisë së Elbasanit, kjo kompani që ka blerë në masën 100% aksionet e klubit verdheblu, ka lidhje të ngushta me gjigantët e futbollit europian dhe botëror, Mançester Junaited. Ndaj, mundësia më e madhe është që të afrojnë lojtarë nga ky klub gjigant, nga ekipet e moshave apo tek ekipe të tjera që mund të jenë dërguar lojtarë të huazuar. Për momentin, bëhet fjalë thjesht për zëra merkatoje, por duket sikur bashkëpuni­mi me "djajtë e kuq" është një mundësi reale. Pronarët e rinj kanë mbërritur me synime të mëdha në futbollin shqiptar, ku kanë premtuar ngritjen e një klubi model dhe konkurrues në të ardhmen dhe në arenën ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania