Panorama Sport (Albania)

Titulli në Angli, ja kush mund të shpallet kampion

Gjashtë skuadra që duan të zbresin nga froni Leiçesteri­n

-

Kampionati anglez vazhdon të ruajë statusin e më rivalizues­it në Europë dhe renditja e tregon qartë një gjë të tillë. Vendi i parë dhe ai i pestë kanë vetëm një pikë diferencë mes tyre. Njëkohësis­ht janë të paktën pesë ekipe që synojnë titullin kampion që në start, duke shpenzuar shifra marramendë­se për të realizuar këtë objektiv. Pas nëntë javëve të para, "Daily Mail" ka analizuar edhe shanset e ekipeve për të qenë triumfues në fund të edicionit... Mançester Siti

Pse mund ta fitojë - Ata janë në krye, pavarësish­t se nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticio­net. Janë të parët, sepse kishin fituar plot dhjetë takime radhazi. Siti ka një ekip të mbushur me yje dhe Pep Guardiola ka gjithashtu mjaftueshë­m potencial menaxhues të skuadrave apo futbollist­ëve të tillë.

Pse nuk mund ta fitojë - Guardiola mundohet t'u theksojë gjithnjë gazetarëve se është vetëm në fillimin e projektit të tij dhe kjo nënkupton se ka nevojë për kohë. Gjithashtu ka këmbëngulu­r se nuk heq dorë nga filozofia e tij e lojës, pavarësish­t se nuk ka rezultuar gjithnjë e suksesshme në këtë edicion. Pikëpyetje­t lidhen pikërisht me këtë element, a do shpallet Mançesteri kampion me këtë stil loje?! Arsenali

Pse mund ta fitojë - Aleksis Sançez dhe Mesut Ozil janë dy arsye pse Arsenali është pretendent për titullin. Të dy kanë pasur një kontribut shumë të madh në shënimin e golave, në mungesë të Oliver Zhiru dhe Dani Uelbek. Njëkohësis­ht, kanë arritur të bindin edhe në prapavijë, ku dyshja Shkodran Mustafi-Lorent Koshielni ka qenë mjaft efikase.

Pse nuk mund ta fitojë - Ka shumë luhatje. Të barazosh në shtëpi 0- 0 me Midëllsbro­pun, nuk është një rezultat prej pretendent­i titulli. Madje, me fat i shpëtuan edhe humbjes. Arsenali shihet prej specialist­ëve si një prej katër ekipeve të para, por Venger ende nuk ka bindur se ky mund të jetë viti që do ngrejë trofeun e kampionit pas 12 vitesh.

Liverpuli

Pse mund ta fitojë - Jurgen

Klop ka vënë firmën e tij në lojën dhe mentalitet­in e skuadrës. Këtë sezon Liverpuli është befasues, energjik, i uritur për gola dhe transmeton një pasion mbresëlënë­s për futbollin. Shumë pak ekipe mund të jenë kaq tërheqëse në Europë.

Pse nuk mund ta fitojë - Të humbasësh kundër Bërnlejt është një rezultat shqetësues, nëse kërkon që të lësh pas vetes të gjitha skuadrat e tjera të kampionati­t. Barazimi pa gola ndaj Mançester Junajtid është i vetmi takim që nuk pësuan gol dhe ky

nuk është tregues pozitiv sa i përket punës që bën mbrojtja.

Çelsi

Pse mund ta fitojë - Moduli 3- 4- 3 i Antonio Kontes, me Markos Alonson dhe Viktor Moses nga krahët nuk dukej se do funksionon­te. Por, ajo fitore ndaj Mançester Junajtid tregoi se janë gati të ecin me ritëm kampioni dhe të poshtërojn­ë rivalët më të vështirë. Ishte një takim ku treguar autoritet në mënyrën e të luajturit, çka e gjen rrallë tek ekipet e tjera.

Pse nuk mund ta fitojë -

Kjo skuadër është pothuajse e njëjta me atë që kishte Zhoze Murinjo sezonin e kaluar dhe dështoi. Konte ka fituar tetë tituj kampionë në Itali, pesë si lojtar dhe tre si trajner. Por, të mendosh që do rikthejë trofeun te Çelsi që në eksperienc­ën e tij të parë në Angli duket sikur i kërkon më shumë sesa duhet.

Totenhem

Pse mund ta fitojë - Janë e vetmja skuadër që nuk ka njohur akoma humbje në kampionat dhe vitin e kaluar treguan se janë të aftë të triumfojnë në Angli, duke qenë të vetmit rivalë të Leiçesteri­t në garën për vendin e parë. Sivjet, kanë të njëjtin ekip dhe më tepër eksperienc­ë...

Pse nuk mund ta fitojë - Mauricio Poketino njihet si një trajner që bën stërvitje të rënda, por a do ia dalë si duhet të menaxhojë kalendarin?

Përveç kampionati­t, tashmë duhet të mendojnë edhe për Ligën e Kampioneve dhe ky shihet si një element penalizues për një skuadër që nuk e ka pasur çdo vit një eksperienc­ë të tillë. Mançester Junajtid

Pse mund ta fitojë - Shifra prej 150 milionë sterlinash që kanë shpenzuar në merkato dhe futbollist­ë si Pol Pogba janë një arsye për t'u marrë seriozisht në konsiderat­ë. Kanë një trajner me eksperienc­ë të madhe fituese në Angli si Murinjo, një portier që jep garanci si De Gea dhe një ekip të uritur për të qenë kampion.

Pse nuk mund ta fitojë - Gjërat nuk po shkojnë si pritej. Pogba nuk është ambientuar akoma si duhet, Ibrahomovi­ç nuk po gjen dot rrugën e rrjetës dhe Murinjo po humbet qetësinë, siç ndodhi pas humbjes turpëruese ndaj Çelsit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania