Panorama Sport (Albania)

U $a %it n $ithm në pa &ibalën

Mu esa e ar je ti asit mu të r shojë skemë , ja alter ativat e traj erit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Tani është e sigurt. Nëse Napoli duhet të luajë të shtunën në mbrëmje kundër Juventusit pa Gabiadinin, këta të fundit nuk kanë në dispozicio­nin e tyre Paolo Dibalën. Kush mendon që bardhezinj­të e kanë të vështirë pa argjentina­sin, gabohen. Statistika­t flasin qartë. Sa herë që mungon ai, Juventusi i ka fituar të gjitha ndeshjet. Kampionët e Italisë dinë të fitojnë edhe pa atë në fushën e lojës. Diçka e tillë ka ndodhur në kampionati­n e kaluar, ku në pesë ndeshjet që ka munguar Dibala, Juventusi ka arritur t'i fitojë të gjitha. Kjo tregon faktin që ">onja e Vjetër" është një ekip me organikë dhe ka shumë alternativ­a. Sezonin e kaluar ishte në ekip Alvaro Morata, por këtë herë kanë Manxukiçin, i cili po pret momentin e tij për të fituar vendin e titullarit. Dibala mungoi vjet në sfidat kundër Xhenoas, Empolit, Milanit, Karpit dhe Palermos.

Ske at- Gjatë kësaj kohe, Juventusi ka vuajtur prej shumë mungesave dhe dëmtimeve, por duket se Dibala është një lojtar i pazëvendës­ueshëm. Alegri gjendet përballë një momenti shumë të vështirë, pasi duhet të vendosë përfundimi­sht skemën

me të cilën do të luajë në ndeshjet e ardhshme. Alternativ­a e parë është që Alegri t'ia besojë vendin e Dibalës sulmuesit Manxukiç, por në një ndeshje kur kroati dhe Higuain luajtën të dy së bashku nuk shkëlqyen. Kjo është frika e vetme që ka trajneri nga kopja e sulmit të së ardhmes. Në ndeshjen e nesërme mund të vazhdojë sërish me modulin ?-@-A dhe i riu Kean mund të ketë disa minuta, po ashtu si Markizio, i cili është rikuperuar

plotësisht. Nëse Juventusi do ta ketë të vështirë të luajë ditën e nesërme me Sampdorian me dyshen Higuain-Manxu, atëherë Alegri ka në mendje një tjetër zgjidhje. Ai mund të luajë me modulin B-A-?-1, ku Higuain do të jetë i vetëm në repartin e sulmit. Pas tij mund të aktivizohe­n Pjaca, Kuadrado dhe Pjaniç si fantazist dhe Markizio me Khedirën përpara mbrojtjes. Në këtë rast do të sakrifikoh­et njëri prej

mbrojtësve, por dyshja e përhershme mund të jetë Bonuçi-Barzalji, duke parë që Kielini nuk është në kondicioni­n e duhur fizik. Nga krahët Aleks Sandro dhe Dani Alvesh, pa përjashtua­r mundësitë për të luajtur Evra dhe Lihshtajne­r. Në këto momente, skuadra duhet të menaxhojë mjaft mirë forcat dhe energjitë sepse në shumë pak kohë luhen ndeshje të rëndësishm­e për fatet e sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania