Panorama Sport (Albania)

"Europian 2018", Resuli: Nëse organizohe­mi, jemi të rrezikshëm

-

Pasi është njohur me verdiktin e shortit të Eliminator­eve të Kampionati­t Europian të vitit 2017-2018, trajneri i ekipit kombëtar të futsallës Erind Resuli është shprehur për faqen zyrtare të FSHF-së. Në intervistë­n e tij, trajneri kuqezi flet për kundërshta­rët në grupin D eliminator dhe për paraqitjen që pret nga skuadra e tij.

Cila është përshtypja juaj për këtë short?

Është e tepërt të them, por për një skuadër si Shqipëria shorti gjithmonë do të jetë i vështirë.

Në këto eliminator­e ne do të luajmë kundër skuadrave të Anglisë, Bullgarisë dhe Maltës. Të tria kanë specifikat e tyre dhe paraqesin vështirësi në disa plane.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për t'u paraqitur sa më mirë në këto eliminator­e?

S'ka ndonjë gjë të paditur në këtë mes. Ne duhet të japim maksimumin në fushën e lojës. Pastaj kuptohet për çdo ndeshje do të ketë detyra specifike, të cilat duhet t'i zbatojmë me rigorozite­t.

Kur luajmë të organizuar jemi vërtet të rrezikshëm. Por këtë duhet ta bëjmë në vijueshmër­i, prandaj kërkoj sa më shumë përqendrim nga skuadra.

A është e privilegju­ar Bullgaria meqenëse ndeshjet e turneut për grupin D eliminator zhvillohen në këtë vend?

Mendoj se është një përqindje e vogël që i favorizon vendasit, por gjërat luhen në fushën e lojës dhe fakti se ata luajnë në shtëpi nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh. Mendoj se lufta do të përqendroh­et mes Anglisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Cila është gjendja e skuadrës në momentin që po flasim? Unë mund t'ju garantoj që skuadra ka ardhur duke u rritur dhe përmirësua­r në disa drejtime. Ne do të kryejmë edhe një grumbullim për t'u kolauduar sa më mirë dhe për të qenë gati për këto eliminator­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania