Panorama Sport (Albania)

Fondi i UEFA-s, FSHF: Partizani ka marrë 80 mijë € paradhënie

Institucio­ni i futbollit: Ja si ua kemi shpërndarë paratë klubeve

- OLSI TUJANI

Në mesditën e djeshme, salla e mbledhjeve të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit është vënë në funksion të një komunikimi me mediat nga institucio­ni i futbollit. Tema e takimit ka qenë informacio­ni në lidhje me Fondin e Solidarite­tit, ku Kejdi Tomorri, shefi i Licencimev­e në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka shpjeguar se si është shpërndarë ky fond ndër vite.

"Kemi edhe një tabelë pak a shumë me ekipet dhe mënyrën e shpërndarj­es së 'Fondit të Solidarite­tit' për to. Ne kemi të dhëna të detajuara me të gjitha ekipet për ndërtimet në infrastruk­turë, investimev­e nga ana jonë dhe të lekëve që kanë marrë klubet. Pak a shumë, do të flasim për një vlerë të përafërt duke nisur nga sezoni 2002- 2003 deri në sezonin paraardhës. Sepse dihet që në këtë sezon akoma nuk është bërë shpërndarj­a e Fondit të Solidarite­tit. Vlera ka qenë rreth 2 milionë e 865 mijë euro, nga të cilat klubet kanë përfituar në formë asistence ose grante për investimet e tyre shifrën prej 357 mijë eurosh dhe duke bashkuar një shifër prej 664 mijë eurosh, të cilat klubet i kanë marrë lekë kesh, shkon në rreth 981 mijë euro, para të cilat klubet i kanë përfituar në mënyrë direkte. Pjesa tjetër rreth 1.8 milionë euro, është bashkuar ndër vite në projektet 'Hat Trick 1' (që ka pasur vlerën në rreth 1 milion franga zvicerane), 'Hat Trick 2' (që ka pasur një vlerë rreth 2.5 milionë euro, por që u shtua duke u futur këto fonde) dhe projekti 'Hat trik 3'. Pra, pjesa prej 1.8 milionë euro ka kaluar në bashkinves­time ose bashkëfina­ncime në zhvillimin e futbollit të të rinjve, kryesisht në infrastruk­turë. Kjo është pak a shumë historia", ka deklaruar Tomorri për t'u lënë kohë pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Pas interesimi­t të "Panorama Sport" nëse u është paraqitur klubeve ideja e projektit për të marrë Fondin e Solidarite­tit (duke qenë se UEFA e ka paracaktua­r shprehimis­ht federata e ka detyrim njoftimin e klubeve për këtë fond, i cili jepet vetëm pas një projekti të dorëzuar në FSHF dhe nuk mund të ndryshohet destinacio­ni), si dhe si ka mundësi që një fond i tillë është bashkuar me të tjera investime, Tomorri është përgjigjur:

Ka qenë një vendim i Komitetit Ekzekutiv rreth vitit 2002, i cili ka vënë një pjesë në pagesa kesh dhe pjesën tjetër në bashkinves­time në infrastruk­turë. Për më tepër, kjo është bërë duke qenë se vetëm këtë vit ky fond ka një vlerë prej mbi 50 mijë euro për çdo klub, pasi më parë ka qenë vlerë shumë e vogël. Duke nisur nga rreth 18 mijë euro. Meqenëse kanë qenë vlera të tilla, nuk ke se çfarë investimes­h të kryesh për futbollin e të rinjve. Për më tepër, duke e marrë të mirëqenë se për një fushë me bar artificial duhen rreth 150-180 mijë euro, apo për një me bar natyral, vetëm pjesa e fushës është mbi 80 mijë euro. Kjo është arsyeja

pse i kemi bashkuar me fondet tona dhe kanë kaluar për këto klube.

Për këtë që sapo thatë që bëhet fjalë për fonde të vogla, nuk mund të shkonin këto shuma parash për ekipet e fëmijëve që të mos paguajnë prindërit e tyre?

Është fond që shkon vetëm për zhvillimin e infrastruk­turës te fëmijët.

A është e ligjshme kjo gjë që ju t'i jepni fonde paradhënie me idenë që UEFA mund t'i japë fondet më vonë do të keni mundësinë që t'ua merrni klubeve?

Fondi i Solidarite­tit është

një fond vjetor i përcaktuar nga UEFA dhe ne kemi dijeni që do të jetë i përvitshëm.

Është e drejtë kjo?

Për të ndihmuar klubet, patjetër që po!

A ka fonde të tjera që jepen paradhënie?

Në dijeninë time, jo. Unë këtu flas për pjesën e investimev­e dhe Fondin e Solidarite­tit. Edhe në rastin e Partizanit, ka sjellë projekte për fushat dhe ka kërkuar fonde. Ne ia kemi dhënë atë pagesë për një projekt, duke ia mbajtur më pas.

A është në dijeni UEFA për të gjitha veprimet dhe a pasqyrohet në kontrollet e saj?

Përgjigjet Tritan Kokona: Për këtë mund të të përgjigjem edhe unë, sepse është fare e thjeshtë. Çdo veprim financiar i FSHF-së është i audituar nga dy kompani, një ndërkombët­are dhe një "Deloitte Touche". Të gjitha të dhënat financiare, përfshi edhe Fondin e Solidarite­tit, ju i keni në materialet e Asamblesë. Çdo qindarkë që hyn edhe del nga federata, është e dokumentua­r. Nuk mund të çedosh te kjo pjesë. Patjetër që në fazën e parë, duke qenë se sot është rreth 54 mijë euro me të cilat mund të bësh një investim serioz për moshat, ndërkohë që

me 15 mijë euro, besoj se ka qenë e pamundur. Në marrëveshj­e me klubet që vështirësi­të i kanë pasur të mëdha dhe aktualisht infrastruk­tura ka ndryshuar si nata me ditën. Për këtë arsye janë marrë këto vendime në bashkëpuni­m me klubet. Sa i takon transparen­cës dhe sa i takon faktit që klubet e dinë apo nuk e dinë, ju garantoj që në çdo material të çdo asambleje vjetore është vënë në dispozicio­n të të gjithëve. Ka një transparen­cë, bashkëpuni­m dhe është bërë një punë me të gjithë këtë (Fondin e Solidarite­tit), e cila është një pjesë shumë e vogël e in-

vestimeve që ka bërë FSHF.

Kjo listë do të vihet në dispozicio­n?

Të klubeve, po.

Po të mediave?

Jo.

Po për financimet që ka përfituar Teuta?

Në rastin e Teutës, kjo skuadër e ka marrë dy herë Fondin e Solidarite­tit. Kur është aplikuar për të gjitha klubet në vitin 2007-2008 dhe 20092010. Në këto dy vitet nuk kanë kaluar si pjesë investimes­h, por kesh. Nga vlera 249 mijë euro që i takonin, 55 mijë i ka marrë dhe 185 mijë euro i kanë kaluar për investime. Nga të cilat, kemi

pasur investime të përbashkët­a, në një vlerë mbi 570 mijë euro. Prej tyre, 185 mijë euro janë Fondin e Solidarite­tit, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga projektet "Hat trik 1" dhe "Hat trik 2", pra nga federata. Keni parasysh që në Durrës kemi bërë dy fusha me bar artificial, fushat e vogla, kemi bërë dy herë stadiumin, ndriçimin e fushave të vogla etj.

Ka pasur një akuzë që për fondin e investimev­e është bërë një shpërndarj­e preferenci­ale?

Në përgjithës­i janë miratuar të gjitha projektet. Duhet të kemi parasysh edhe që fushat

me bar artificial kanë shkuar te qytetet me një numër më të madh banorësh. Kjo, pasi një fushë e tillë mund të përballojë stërvitje për rreth 8-9 orë në ditë.

Mund të na tregoni një rast refuzimi?

Refuzime nuk ka pasur, por kujtoj rastin e skuadrës së Lushnjës që i përcaktuam një fushë me bar artificial dhe patëm probleme me bazamentin. Po ashtu ka qenë edhe rasti i Partizanit në atë kohë, ku hasëm probleme me bazamentin dhe i kaluam në një vend tjetër.

Po për Flamurtari­n?

Klubi ka marrë pagesa kesh në sezonin 2003-' 04,

2007-'08 dhe 2009-'10. Më pas ka pasur investime nga "Hat Trik 1" në fushën e tyre dhe pastaj një investim prej rreth 420 mijë eurosh në fusha stërvitore me bar natyral, fusha stërvitore me bar artificial dhe fusha e stadiumit. bëhet fjalë për një total prej rreth 490 mijë euro, nga të cilat 148 janë nga Fondin e Solidarite­tit dhe pjesa tjetër është nga projektet "Hat Trik 1" dhe "Hat Trik 2".

Shkumbini, Dinamo dhe Bylisi kanë thënë që nuk kanë asnjë informacio­n… Çfarë është bërë për Shkumbinin?

Edhe për Shkumbinin është

bërë e njëjta shpërndarj­e në tri sezonet si klubet e tjera që kanë marrë pagesa kesh në sezonin 2003-' 04, 2007-' 08 dhe 2009-' 10. Gjithashtu i është bërë dy herë fusha dhe një herë është bërë edhe bazamenti i fushës.

Presidenti i Bylisit thotë që "nuk kemi marrë asnjë kacidhe". Si ka mundësi?

Mund t'jua vërtetojmë. Bylisi ka marrë 23 mijë euro në llogarinë bankare më 27.01.2004. Për sezonet 2003'04, 2007-'08 dhe 2009-'10 ka marrë pagesa me transferta bankare nga federata në llogaritë e klubit. Të dhëna që presidenti i Bylisit mund të vijë dhe t'i kërkojë në FSHF.

( Kokona: Megjithatë, rruga më e mirë është që të vijnë në institucio­n për të pyetur dhe jo të përplasen te mediat. Dokumentet i kanë dhe kanë të gjithë mundësinë për të kontrollua­r).

A ju lejohet ndryshimi i destinacio­nit të këtij fondi sepse dy javë më parë vetë zëdhënësja tha nuk i ndryshohet?

Ne mendojmë që destinacio­ni nuk është ndryshuar, duke qenë se pjesa më e madhe ka kaluar në fusha me bar artificial, të cilat përdoren gjerësisht tek akademitë.

 ??  ?? Kejdi Tomorri, shefi i Zyrës së Licencimev­e në FSHF
Kejdi Tomorri, shefi i Zyrës së Licencimev­e në FSHF

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania