Panorama Sport (Albania)

DervishiDe­rvishi kundërkund­ër Gjicit:Gjicit: DonteDonte tëtë mëmë mbantemban­te 1010 milionëmil­ionë lekëlekë prejprej Skënderbeu­tSkënderbe­ut

Dervishi: Binda Shametin, Safeti donte ta largonte

- SKERDILAID SULOZEQI

Ish-drejtoriIs­h-drejtori i i KukësitKuk­ësit rrëfenrrëf­en prapaskena­t:prapaskena­t: FirmosaFir­mosa njënjë kushtkusht tëtë pazakontëp­azakontë përpër portierinp­ortierin TeqjaTeqja dhedhe bindabinda Shametin,Shametin, pasipasi SafetiSafe­ti dontedonte tata largonte.largonte. Presidenti­tPresident­it tanitani dikushdiku­sh popo i i futfut dorëndorën nënë xhep...xhep...

Ka mjaftuar një dek laratë e presidenti­t të Kukësit, Safet Gjici, për largimin e ish-drejtorit Dritan Dervishi, që ky i fundit të reagojë sërish, duke zbardhur edhe të pathëna rreth disa lojtarëve. I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", Dervishi zbuloi kushtin e pazakontë për largimin e portierit Aldo Teqja, i cili u ble nga Skënderbeu për 10 milionë lekë të vjetër. Mirëpo, në klubin e Kukësit nuk ishin të sigurt nëse korçarët do të paguanin shifrën e kërkuar brenda javës dhe kësisoj Dritan Dervishi la peng pagën e tij.

Kushti

"Unë i nënshkruar­i, Dritan Dervishi, kam marrë përsipër dhe kam rënë dakord me klubin e Skënderbeu­t për transferim­in e lojtarit Aldo Teqja për një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetër. Për këtë arsye, vendosa t'i jap lejen e kalimit futbollist­it dhe deklaroj se, nëse Skënderbeu nuk shlyen pagesën brenda një afati prej një jave, kjo shumë do të mbahet nga paga ime". Kështu shkruhet në deklaratën që Dervishi ka bërë për largimin e portierit Teqja, duke dalë garant te presidenti Gjici se, nëse Skënderbeu nuk paguante, atëherë gjithçka do të mbahej nga rroga e tij. "Kur shita Teqjen, më bëri të firmosja një letër, që po të mos paguante Skënderbeu shumën e shitjes, do ta paguaja unë. Asnjë drejtor nuk ka bërë një veprim të tillë, por e njëjta gjë ndodhi edhe me Micin. Unë u largova me dëshirën time, jo nga paaftësia, por nga përplasjet që ai kërkonte me mua. Për të mirën e skuadrës ika pa polemika, duke ruajtur respektin për të gjithë klubin, por ai ( Gjici) nuk e meriton një gjë të tillë. Italianët kanë një shprehje: ' zotëri lind, nuk bëhesh'. I them të mos merret më me mua, pasi ai thjesht ul punën e tij. Ai më sulmon me argumente të kota ose që nuk ekzistojnë", ka thënë dje Dervishi për gazetën.

Lojtarët

Dervishi tregon edhe një prapaskenë me mbrojtësin 8lli Shameti, i cili firmosi rinovimin e kontratës pas shumë negociatas­h. "Gjici ka thënë se jam i paaftë, por vetëm një person jo korrekt mund të thotë ato fjalë, pasi ai ul punën e tij duke më sulmuar. Jam i paaftë se i solla Allën, Arbrin, Lenën, Demën dhe Gurin!? Apo se zgjidha në favor të klubit çështjen e Micit

dhe Teqjes!? Madje, për këta të fundit solla edhe valutë në klub. Kam mbajtur në ekip Shametin, që Gjici i vuri kushte dhe donte ta largonte, ndërsa unë i paafti e binda të firmoste. Mos të harroj Gjokën dhe stafin që i ofrova. I them Gjicit të mos merret me mua, pasi humb energjitë që i duhen për të ruajtur vendin e parë. Për një gjë jam dakord me Gjicin, që në futboll dhe sidomos në kampionati­n shqiptar, ka njerëz që nuk njohin mirënjohje dhe nuk kanë respekt për punën e vartësve. Unë nuk jam mosmirënjo­hës, por mbroj punën time", është shprehur ish-drejtori i Kukësit.

Akuza

"Dikush pranë teje po zhyt dorën në xhepin tënd, unë nuk e kam bërë këtë". Kështu është shprehur Dervishi, duke i kujtuar Gjicit se ka punuar me pastërti. "Te Kukësi punoja me pastërti dhe nuk kam zhytur dorën në xhepin e Gjicit, siç bën dikush pranë tij. I them të mos harroj edhe grupin që krijuam së bashku, që po i jep rezultate. E falënderoj për mundësinë që më dha, por boll më, se ul punën tënde. U uroj tifozëve dhe lojtarëve të fitojnë titullin", përfundoi Dervishi, i cili qëndroi te Kukësi për një periudhë 5-mujore.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e deklarimit të Dritan Dervishit
Faksimile e deklarimit të Dritan Dervishit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania