Panorama Sport (Albania)

Berluskoni trondit kinezët: Do rimarr Milanin

"Kam menduar projektin, skuadër e gjitha italiane"

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Në fillim duket sikur kërkon të japë lajmin që të gjithë po presin prej javësh: "Mbyllja e akordit parashikoh­et më datë 13 dhjetor. Është gjithçka gati". Mirëpo, vetëm disa sekonda më vonë, hap një skenar komplet tjetër: "Nëse nuk do të mbyllet me sukses tratativa për shitjen e paketës së klubit, Milanin e mbaj sërish unë. Do ta bëj me shumë kënaqësi dhe kam menduar për strategjin­ë e re që do të ndjek. Milani i ardhshëm do të jetë me një organikë lojtarësh italianë dhe shumë të rinj". Presidenti i kuqezinjve, Silvio Berluskoni, duket se është ridashurua­r me klubin dhe, gjatë një interviste për emisionin "Matrix" në televizion­in italian "Canale 5", ka folur gjatë edhe për kapitullin që lidhet me Milanin. Tema është shitja e mundshme e paketës së maxhorancë­s nga "Kavalieri". Për Milanin është interesuar grupi i investitor­ëve kinezë "Sino Europe Sports". Fjalët e fundit të Berluskoni­t duket se lidhen shumë mirë me ato që tha ish-kryeminist­ri italian pas sfidës kundër Interit: "Nuk e di nëse është derbi im i fundit si president. Unë dhe Galiani mund të qëndrojmë sërish në krye të klubit". Këto fjalë dolën nga goja e Berluskoni­t dhe dikush i përktheu si "ndryshim plani". Kjo hipotezë duket se po merr më shumë formë pas daljes së djeshme të "Kavalierit". Në pritje të asamblesë së datës 13 dhjetor, sa vjen dhe shtohen dyshimet për mbarëvajtj­en e akordit me aziatikët. Grupi kinez deri më tani ka derdhur 100 milionë euro në arkat e Milanit dhe pritet që investitor­ët të derdhin edhe 420 mln euro për të mbyllur përfundimi­sht blerjen e klubit. Gjatë fjalës së tij, Berluskoni ka sh-

tuar: "Jo, nuk jam penduar. Shitja ishte vendimi më i drejtë. Isha i trishtuar kur vendosa të largohesha, por mendova për të mirën e klubit, pasi të gjithë e dimë se futbolli ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Kanë hyrë paratë e miliarderë­ve arabë dhe për një familje italiane është shumë e vështirë të rivalizoj me këto fuqi ekonomike. Futbolli është bërë

si loja monopoli". Në fund Berluskoni shtoi: "Milani ka nevojë të rikthehet në majën e Europës dhe duhet që dikush të investojë një kapital të rëndësishë­m. Unë provova të formoja një grup investitor­ësh italianë, siç ndodh me Realin dhe Barcelonën, por nuk arrita dot ta bëj. Në fund m'u desh të pranoja ofertën e vetme që më mbërriti".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania