Panorama Sport (Albania)

Kërcënohet me jetë, Higuain lëviz me eskortë

Media mendon se ka qenë kjo arsyeja e mungesës në Sevije

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Çfarë problemi musku lor në kofshë, rendi ment i dobët përpara portës, shumë herë më i ulët sesa pritshmëri­a, apo qoftë edhe momenti i vështirë me kombëtaren që mund të ketë ndikuar psikologji­kisht tek ai... Me sa duket, ato që po e mbajnë në ankth Gonzalo Higuainin, të paktën siç referon revista prestigjio­ze italiane "Novella 2000", janë disa kërcënime të rënda dhe të rrezikshme me jetë, anonime, aq sa ato kanë detyruar lojtarin që të mos grumbulloh­et për Sevijen, nga gjendja e rënduar emocionale. Të paktën ky është informacio­ni që ky burim mediatik ka marrë nga disa miq dhe të afërm të futbollist­it të paguar 94 milionë euro këtë verë. Bomberi argjentina­s i Juventusit, si rrjedhojë e kësaj situate të frikshme, në dy javët e fundit, i është dashur që të dalë nga shtëpia e tij i shoqëruar, disa herë nga disa truproja, por në shumicën e rasteve nga policia e "Digos"-it (Divizioni Investigat­iv dhe i Operacione­ve Speciale), e cila e mban nën mbikëqyrje 24 orë në 24. Pas transferim­it të tij nga Napoli te Juventusi këtë verë, protestat e tifozëve të kaltër kanë qenë të panumërta, por edhe shumë të ashpra. Mes ironisë dhe keqdashjes, ata e detyruan Higuainin që të mbyllte adresat e tij në rrjetet sociale për disa orë dhe madje mesazhet që erdhën në drejtim të tij, mes të cilave edhe kërcënime me vdekje, u morën për t'u analizuar edhe nga forcat policore, por me sa duket, këtë herë situata ka degraduar edhe më shumë. Sipas informacio­neve të zbuluara së fundmi, "Pipita" ka marrë kërcënime deri në banesën e tij dhe, për këtë arsye, është kërkuar ndërhyrja e "Digos"-it. Gjithsesi, të kontaktuar nga "Gazzetta dello Sport", klubi i Juventusit e ka përgënjesh­truar këtë lajm: "Nuk na rezulton që ky lajm të jetë i vërtetë, aq më tepër marrja në mbrojtje e lojtarit tonë nga një eskortë apo truproja".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania