Panorama Sport (Albania)

Dëmtim i gjatë i Marketit, Strakosha pritet titullar në derbi

Italiani rrezikon dy javë, gardiani shqiptar ka shans të artë

-

Thomas Strakosha do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë edhe në ndeshjen e fundjavës që Lacio luan ndaj Palermos. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Lacios, pasi është bërë e ditur se Federiko Marketi nuk do të jetë në gjendje të luajë as këtë javë. Jo vetëm kaq, por mediat italiane kanë vijuar me të njëjtën logjikë, pasi kanë bërë me dije që Marketi rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të lojës për dy javë. Diçka e tillë i jep një shans të artë gardianit kuqezi që të jetë në fushë në përballjen që Lacio do të ketë në derbi me Romën. Dëmtimi i Marketit - Titullari i zakonshëm i Lacios ka pësuar

një dëmtim muskulor në javën e kaluar dhe, meqë problemi nuk po kalon, ai do t'u nënshtrohe­t vizitave më të hollësishm­e mjekësore për të kuptuar ekzaktësis­ht se sa do të qëndrojë larg fushave të lojës. Ndaj, për momentin, titullar gradohet Strakosha, i cili fillimisht do të jetë në fushë ndaj

Palermos. Portieri kuqezi ka pasur shansin që të jetë në fushë me Lacion edhe përpara disa javësh, pasi portieri italian i bardhekalt­ërve pësoi një lëndim. Ai debutoi në Serinë A me Lacion më 20 shtator në sfidën kundër Milanit. Kuqezinjtë fituan 2- 0, mirëpo gardiani kuqezi bëri një

paraqitje pozitive dhe nuk ishte fajtor në pësimin e asaj humbjeje nga skuadra bardhekalt­ër. Për shkak të mungesës së Marketit, portieri shqiptar pati mundësinë të ishte në fushë edhe më 25 shtator përballë Empolit, ku Lacio fitoi 2-0. Një tjetër ndeshje e Strakoshës me Lacion ka qenë përballë Udinezes në transfertë, ku sërish shqiptari e ruajti të paprekur portën. Lacio fitoi me rezultatin e pastër 0-3. Së fundmi, në ndeshjen e fundjavës, Strakosha u aktivizua përballë Xhenoas, mirëpo me gjithë golin e pësuar nuk ishte fajtor. Madje, një nga ndërhyrjet e tij gjatë këtij takimi është vlerësuar si e treta më e mirë e gardianëve të Serisë A. përballë Palermos, Strakosha ka të garantuar rolin e titullarit për shkak të mungesës së sigurt të Marketit, mirëpo, nisur nga mungesa e gjatë e këtij të fundit, shqiptari mund të ketë shansin të përjetojë nga fusha emocionet e derbit të kryeqyteti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania