Panorama Sport (Albania)

Misteri Mazrekaj, një pickim e mban larg fushës

Vizita te mjeku i Kombëtares dhe rikthimi i pritshëm

- ARMAND HALILI

Mentor Mazrekaj nuk është në fushë prej më shumë se 9 muajsh te Partizani. Mungesa e tij ka nisur të ndihet sidomos në javët e fundit kur "demat" kanë nevojë për një forcë më shumë në repartin e mesfushës, që të bëjë ndërlidhje­n me sulmin. Fakti që lojtari stërvitet rregullish­t me skuadrën, por nuk luan, ka shtuar edhe më shumë misterin rreth gjendjes së mesfushori­t, i cili do të ishte një vlerë më shumë për formacioni­n e Partizanit.

Operacioni - Mentor Mazrekaj është operuar në kavilje pas një problemi në ditët e fundit të muajit mars dhe pritej të ishte në Kupat e Europës sërish në fushë. Qëndroi për disa kohë në Prishtinë në fazë rikuperimi, ndërsa nuk ishte në skuadër në ndeshjet e Champions League. Për pak kohë u stërvit me ekipin e dytë, ku tregoi se ishte në formë të mirë dhe faza e rikuperimi­t kishte përfunduar. Shkak që nuk ishte pjesë e skuadrës së parë ishte një përplasje që kishte pasur me ish- trajnerin Sormani dhe ndihmësin e tij, Xhanotin.

Rikthimi - Me ardhjen e Starovës në krye të skuadrës, Mazrekaj është aktivizuar në dy ndeshje të kampionati­t dhe të Kupës, ndërkohë që në shumicën e kohës është stërvitur rregullish­t me pjesën tjetër të ekipit, ndërsa ka pasur edhe pauza të vogla dy- treditore. Jo zyrtarisht, në klub thuhet se ka një pickim, një dhimbje, e cila ka detyruar stafin teknik dhe mjekët që të mos rrezikojnë me një aktivizim të tijin në fushë. Ndërsa aktualisht lojtari vijon të jetë ende në fazë rikuperimi dhe nuk ka një datë se kur do të kthehet.

Vizita - Kur Kombëtarja shqiptare u grumbullua për ndeshjen ndaj Izraelit, Mazrekaj pati edhe një vizitë te mjeku i Kombëtares, Xhianluka Stesina për të parë më nga afër dëmtimin, por duket se edhe pas kësaj vizite gjërat nuk kanë ndryshuar për mesfushori­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania