Panorama Sport (Albania)

Moçka pranon kritikat: Presidenti ka të drejtë

Teuta/ Durrsakët nisin stërvitjen pas disfatës me Kukësin

-

Pas një dite pushim, skuadra e Teutës u është rikthyer përgatitje­ve për ndeshjen e radhës, që do të luajë në transfertë ndaj Partizanit, e cila parashikoh­et një përballje mjaft e vështirë. Edhe pse humbja me Kukësin nuk është pritur aspak mirë, trajneri Magani nuk ka folur për këtë temë me lojtarët e tij, duke qenë se sot do të bëjë një analizë të detajuar. Durrsakët ishin në avantazh në fillimin e pjesës së dytë, por në harkun kohor të dhjetë minutave të fundit të ndeshjes pësuan dy gola të shpejtë. Por, situata duket e vështirë për bregdetarë­t, duke qenë se luajnë takimin e radhës ndaj Partizanit, skuadër e cila javët e fundit nuk ka pasur një ecuri të mirë në kampionat dhe do të kërkojë me çdo kusht që të marrë fitoren. Të kuqtë kanë tri barazime rresht respektivi­sht ndaj ekipit të Vllaznisë, Luftëtarit, si dhe Skënderbeu­t. Ndërsa durrsakët kanë dy humbje me Kukësin dhe Tiranën, si dhe një fitore ndaj Laçit. Portieri - Një ditë më parë, në një deklaratë për "Panorama Sport" presidenti Hasanbelli­u kritikoi për golat e pësuar portierin Shpëtim Moçka. Ky i fundit, i kontaktuar nga "Panorama Sport", është shprehur se presidenti ka të drejtë dhe kritika është më vend. Portieri gjithashtu premtoi se për presidenti­n, stafin teknik dhe tifozët do të përpiqet të japë më të mirën e tij, në mbrojtjen e katërkëndë­shit të portës. Ndërkohë një lajm i keq vjen për Teutën në prag të ndeshjes ndaj Partizanit. Kapiteni Rustem Hoxha nuk do të jetë gati për këtë takim, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Por, do të rikthehet i riu Shkalla. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania