Panorama Sport (Albania)

Xhambazi: Skënderbe i frikësuar!

"Loja nga krahët nuk funksionon, Salihi s’furnizohet si duhet. Ekipi ka humbur besimin"

- LLAZI SARO

Edhe pse Skënderbeu fitoi minimalish­t ndaj Korabit, sërish në Korçë pakënaqësi­a për lojën vijon të jetë e madhe. Klubi ka menduar që të mbajë në regjim kazerme lojtarët, duke aplikuar edhe heshtjen për shtyp. Nga ana tjetër, opinioni sportiv në Korçë vijon të presë për të parë në fushë Skënderbeu­n e vërtetë. Për ish-futbollist­in e shquar korçar Dhimitraq Xhambazi, ky Skënderbeu ka humbur besimin. Ish-sulmuesi, në një intervistë për "Panorama Sport", jep disa arsye pse skuadra nuk po del në lojën që tifozët janë mësuar ta shohin.

Xhambazi, pas katër ndeshjesh pa fitore, Skënderbeu është rikthyer ndaj Korabit, duke marrë tri pikë. Mirëpo, sërish ekipi nuk ka bindur. Si e shpjegoni këtë situatë?

Fitorja është tepër e rëndësishm­e dhe Skënderbeu e arriti. Një ekip kryesore ka tri pikët, më pas lojën e mirë. Më duhet të pranoj se Skënderbeu po çalon disi në lojë. Skuadra tregon lojë të mirë vetëm në fraksione të caktuara dhe kjo është ajo që të shqetëson. Pra, nuk ka lojë konstante, por vetëm me episode.

Përse ndodh kjo sipas jush?

Unë mendoj se ky ekip ka nevojë për më shumë kohë për të ardhur plotësisht në idetë që ka filluar të fusë Agostineli. E them këtë, pasi nuk është e lehtë të përshtates­h menjëherë me një mënyrë të ndryshme loje. Ekipi ka praktikuar një mënyrë tjetër loje për katër vite radhazi. Ajo që vë re edhe unë është se ky ekip nuk e ka ende sigurinë tek aftësitë e veta dhe

lojtarët duken si të frikësuar. Me këtë dua të them se është një ekip që nuk po di t'i shfrytëzoj­ë ashtu si duhet potenciali­n e lojtarëve që ka. Jam i bindur se nga emrat që ka Skënderbeu, ka një potencial të madh, por nuk ka siguri në vetvete.

Më konkretish­t, ku mendoni se çalon loja e këtij ekipi?

Ajo që unë kam vënë re është fakti se Skënderbeu nuk di të shfrytëzoj­ë aq mirë sulmet nga krahët. Ekipi nuk po del dot më në atë lojë që është mësuar të bëjë gjithnjë dhe ka probleme në furnizimin e sulmuesit

Salihi me topa të përshtatsh­ëm. Loja nga krahët nuk është më aq efikase dhe këtu e kam fjalën për të dyja krahët, kryesisht për atë të djathtin.

Agostineli u rikonfirmu­a nga presidenti Takaj. A mund të japë më shumë ky trajner te Skënderbeu?

Unë e them pa më të voglin dyshim që Takaj ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme me trajnerin. Agostineli është njeriu i duhur për ta ngritur Skënderbeu­n atje ku të gjithë e duam, prandaj bëri mirë që e konfirmoi. Një ndryshim trajneri do të sillte shumë

probleme. Agostineli, për mendimin tim, nga aq sa e kemi parë në stërvitje, punon shumë me ekipin dhe kërkon të marrë maksimumin nga çdo lojtar. Besoj se ai do edhe pak kohë për të injektuar mënyrën e lojës tek ekipi, që ka filluar të përshtatet disi tashmë.

Por duket sikur koha ecën shpejt dhe skuadra nuk jep garanci për titullin...

Pikërisht ky është presioni më i madh që po i ushtrohet ekipit. Skënderbeu, pavarësish­t lojës jo të mirë, është në vend të parë dhe në raport pikësh është në pozicion komod. Nuk e kuptoj pse duhet

t'i ushtrosh një presion të tillë ekipit kur është brenda objektivit. Ky presion rëndon mbi lojtarët dhe e bën të vështirë ringritjen. Prandaj, them që skuadra duhet të ketë pak më shumë qetësi.

Nga drejtuesit, merkatoja e janarit shihet si e vetmja mundësi për t'u ringritur, ju si mendoni?

Ky mund të jetë një motiv apo arsye ku mund të ringrihet forca e ekipit dhe gjithçka varet nga merkatoja që do të bëjnë drejtuesit. Por, deri në janar edhe ekipi do të ketë pasur kohën për t'u përshtatur me mënyrën e lojës së trajnerit.

Prandaj, unë e them me bindje të plotë se Skënderbeu­n e vërtetë mund ta shohim pas janarit.

Kjo është mënyra e vetme për të reaguar ekipi?

Jo, unë e thashë edhe më sipër, ekipi ka reaguar në fragmente të ndryshme të lojës. Por, sigurisht unë mund të them me siguri që një fitore në transfertë do të rriste shumë moralin dhe sigurinë e lojtarëve në potenciali­n e tyre. Nëse Skënderbeu do të fitojë ndaj Laçit, por sidomos ndaj Luftëtarit, unë mendoj se do të rikthehet i fortë dhe bindshëm për të marrë atë që i takon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania