Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, Laçi ka 2 pikë më pak se sezoni i kaluar

Kurbinasit pas 11 javëve, në rënie të lirë

-

Laçi i sezonit aktual është shumë më i dobët se i kampionati­t të kaluar pas 11 javëve. Këtë e thonë shifrat, teksa kurbinasit në sezonin 2015- 2016 kishin grumbullua­r 12 pikë dhe pozicionoh­eshin në vendin e gjashtë. Ndërsa tashmë kanë marrë 10 pikë dhe janë në vendin e shtatë, duke qenë në një pozicion të rrezikuar. Ajo që bie më shumë në sy është se, në ndryshim nga sezoni i kaluar, bardhezinj­të shënojnë shumë herë më pak. Me Armando Cungun në pankinë pas 11 javëve, Laçi realizonte 11 gola, ndërsa në kampionati­n aktual ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm 5 herë. Vetë reparti i mbrojtjes së këtij sezoni mund të veçohet, pasi ka qenë më stabël dhe Laçi ka pësuar 10 gola, ndërsa në kampionati­n e kaluar ishte ndëshkuar 13 herë. Drejtuesit e klubit kurbinas presin më shumë nga grupi aktual, për më tepër nga sulmuesit, të cilët, si për habinë e të gjithëve, ende nuk dinë se çfarë është goli. Brazilianë­t Paulo Serxhio Taubate dhe Bruno Akuino, edhe pse kanë luajtur rregullish­t, nuk kanë ditur të shënojnë. Vetëm në Kupën e Shqipërisë kanë gjetur golin, por për kurbinasit këtë sezon, më shumë se kurrë "rrjetat" duhen në ndeshjet e kampionati­t, aty ku skuadra po vuan, jo vetëm në transfertë, por sidomos në takimet shtëpiake. Mbrojtësi Bruno Lulaj rezulton të jetë golashënue­si më i mirë, me dy gola deri më tani, ndërsa nga një herë kanë realizuar Çelhaka, Toski dhe Pinto. Ky i fundit është largimi i parë nga skuadra e Ndreut, por pritet të pasohet me të tjerë futbollist­ë në merkaton e janarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania