Panorama Sport (Albania)

Vllaznia rekordmene e barazimeve, Cungu: Nuk mjafton të mbrohemi mirë

Trajneri pret më shumë nga sulmuesit: Duhet të shënojmë

-

Vllaznia është kampionia e barazimeve në Superiore. Kur janë luajtur 11 javë kampionat, shkodranët në 6 takime kanë arritur që të marrin vetëm nga një pikë. Pra më shumë se 50% e ndeshjeve të zhvilluara kanë përfunduar në "X" dhe ajo që bie në sy është fakti që kuqeblutë janë të "fiksuar" në rezultatet 0-0 dhe 1-1. Katër herë kanë përfunduar me shifra të bardha (Vllaznia- Kukësi, PartizaniV­llaznia, Korabi-Vllaznia, Tirana- Vllaznia) dhe që të gjitha këto ndeshje janë luajtur në fazën e parë, ndërsa në 2 të tjera kuqeblutë kanë shënuar nga një gol (LuftëtariV­llaznia dhe Vllaznia- Partizani). Gjatë fazës së parë, nga 9 javë 5 janë mbyllur barazim, ndërsa në fazën e dytë i vetmi "X" është ai i javës së fundit. Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu e nisi mjaft mirë ndaj

të kuqve në "Loro Boriçi", megjithatë, përtej rezistencë­s, nuk e ruajtën dot avantazhin e golit të Çinarit, pasi u ndëshkuan nga supergoli i Idriz Bathës. Vllaznia momentalis­ht renditet e 5-ta me 12 pikë të grumbullua­ra, por nëse do të kishte shmangur

ndonjë nga barazimet e mësipërme, do ishte më shumë e qetë. Bilanci total deri në këtë fazë të kampionati­t, veç rekordit të barazimeve, ka bërë që Vllaznia të fitojë vetëm 2 takime dhe të humbasë 3 të tjera. Duke u nisur nga kolona e "X"-ve, skuadra shkodrane mund të quhet pa diskutim ekipi që mbrohet mirë e shënon shumë pak.

Trajneri - Megjithatë, ky fakt nuk është se e ngroh shumë trajnerin, përkundraz­i. Armando Cungu, i pyetur për lojën e ekipit të tij në mbrojtje dhe shënimin e paktë të golave, është shprehur: "Edhe nëse do të kthehemi te sezoni i shkuar, skuadra jonë mund të quhet ekipi i mbajtjes së rekordeve për sa u përket barazimeve. Vetë rezultatet flasin qartë për mundësitë tona. Ekipi me të vërtetë mbrohet mirë, por ajo çfarë duhet të ndreqim është sulmi. Duhet që lojtarët të marrin më shumë përgjegjës­i në finalizim. Kur kanë topin në këmbë dhe krijohen rastet, duhet më shumë efikasitet. Nuk duhet që ta dorëzojnë me shumë lehtësi topin, por duhet të kërkojmë më shumë në sulm". Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania