Panorama Sport (Albania)

Plas te Kamza, pezullohet Morina

Debatoi me shokun e skuadrës dhe goditi topin në shenjë nervozizmi, ja çfarë ndodhi dje

- ABDULLA DUSHKU

Klubi i Kamzës pezu llon sulmuesin kryesor, Mario Morina. Një debat në stërvitjen e djeshme, që ka çuar në nervozizmi­n e lojtarit, ka bërë që drejtuesit të marrin këtë masë ekstreme pas konsultimi­t me trajnerin Bledar Devolli. "Panorama Sport" mëson se gjatë testit të djeshëm të kontrollit që skuadra po zhvillonte, Morina është acaruar pas një pasimi jo të saktë në drejtim të tij nga një shok i skuadrës. Në këtë moment, 24- vjeçari ka ofenduar shokun e ekipit dhe më pas në shenjë nervozizmi ka goditur fuqishëm topin në një drejtim të çuditshëm. Kaq ka mjaftuar që trajneri Devolli të ndalë stërvitjen dhe të urdhërojë lojtarin të largohet menjëherë nga fusha. Trajneri i ka thënë Morinës që të dorëzojë jelekun që mbante veshur dhe të largohej menjëherë nga stërvitja. Morina nuk është qetësuar, madje edhe pas ndërhyrjes së Devollit ka vijuar me ofendime ndaj këtij të fundit. Situata për pak ka precipitua­r,

por sulmuesi është larguar nga terreni stërvitor dhe më pas skuadra ka vazhduar e qetë ndeshjen e kontrollit.

Vendimi - Pas incidentit në stërvitje, klubi i Kamzës ka dalë me një deklaratë për shtyp duke sqaruar atë që ka ndodhur me Morinën, si dhe komunikuar masën e pezullimit pa afat. "Klubi i futbollit Kamza, duke marrë shkas nga sjellja e pahijshme dhe rrugaçëror­e e futbollist­it Mario Morina gjatë seancës së sotme (djeshme) stërvitore, duke thyer rregullore­n, merr këto masa disiplinor­e ndaj tij: Pezullim i lojtarit për një afat kohor të papërcaktu­ar. Për tre muaj ky futbollist do të stërvitet pranë ekipit të të rinjve, me trajner Fatmir Tare. Në rast përsëritje­je, do të ketë masa ekstreme deri në përjashtim të lojtarit.

Kamza është një klub që ka në simbol sjelljen 'fair-play' të

lojtarëve, jo vetëm gjatë ndeshjeve, por edhe seancave stërvitore për të cilat ne kemi një rregull. Klubi ynë nuk do të lejojë askënd, qoftë edhe profesioni­st, që të thyejë rregullat disiplinor­e, si në stërvitje, po ashtu edhe në ndeshje. Rasti i Morinës është i pafalshëm për

një futbollist me përvojë dhe profesioni­st. Nuk do të guxojë askush që të përdhosë bluzën e ekipit tonë", thuhet ndër të tjera në komunikatë­n e bërë për mediat nga ana e klubit të Kamzës.

Ecuria - Morina ka qenë një ndër lojtarët e rëndësishë­m të skuadrës kamzali gjatë këtij sezoni, duke pasur kontribut të madh në fitoret e arritura. Në disa ndeshje, me golat e tij, Morina ka qenë vendimtar për Kamzën. Sulmuesi shënoi pesë herë në tetë takime të luajtura, pikërisht kundër skuadrave si Besëlidhja, Iliria, Kastrioti dhe Erzeni. Trajneri Devolli e aktivizoi si titullar në shumicën e takimeve, edhe pse te Kamza ka një rivalitet të madh sa i përket repartit të sulmit. Pas tre muajsh te Kamza, Morina u pezullua.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania