Panorama Sport (Albania)

“Lushnja perfekte, por nuk ka një fushë ku të stërvitet”

Flet ish-trajneri i verdhejesh­ilëve, Mimi Xhoxhi

-

Mimi Xhoxhi, ish-sulmues dhe ish-trajner i Lushnjës, në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", theksoi se verdhejesh­ilët kanë bërë një fazë perfekte. Ekipi ka grumbullua­r një shifër të lartë pikësh për një fazë të kampionati­t dhe në Berat, ndaj Tomorit, do të luajë një ndeshje shumë të fortë në të gjitha kuptimet. Ai deklaroi se ndeshja i ka të tria rezultatet, por Lushnja ka shanse të fitojë.

Profesor, si e vlerësoni fazën e parë të Lushnjës kryesuese?

Lushnja ka bërë një fazë të parë perfekte. Mendoj se me shtatë fitore dhe dy barazime, pa asnjë humbje, skuadra ka ecur me ritmin e një skuadre që kryeson në distancë. Gjërat nuk janë të prera me thikë dhe normalisht që skuadra do të barazojë. E rëndësishm­e është për t'u përmirësua­r aty ku skuadra mund të përmirësoh­et. Për shembull, tre gola të pësuara nga Pogradeci janë shumë për Lushnjën dhe ka vend për t'u diskutuar apo pësimi i dy golave në harkun kohor të tri minutave në ndeshjen me Sopotin. Por kryesimi në distancë është plotësisht i merituar.

Duket se ka shumë atmosferë në prag të përballjes Tomori-Lushnja...

Unë mendoj se kjo është më se e natyrshme, sepse rezultatet e Lushnjës kanë qenë shumë të mira. Tomori është skuadra që është më afër Lushnjës dhe përballja e drejtpërdr­ejtë ka krijuar shumë atmosferë. Ndeshja pritet të ketë shumë publik, në një zonë që e ka shumë pasion futbollin. Mendoj se do të ketë shikues të shumtë edhe nga Lushnja.

Si ju duket fakti që Lushnja kryeson grupin dhe pas saj është Tomori, ndërkohë që të tjerët janë disi prapa? Një mungesë ka konfirmuar klubi lushnjar për këtë ndeshje, e cila është ajo e mesfushori­t Ergys Alushi që është i skualifiku­ar. Ndërkohë, probleme dëmtimi kanë mesfushori Taullau dhe sulmuesi Canka, të cilët janë në periudhë riaftësimi dhe pritet të jenë gati.

Mendoj se është një fakt shumë interesant. Këto skuadra kanë dhënë shumë dhe e kanë merituar. Duke sfiduar ambientet aspak të favorshme ku stërviten. Lushnja vijon të mos ketë një fushë stërvitore dhe shpëtim mbetet fusha e stadiumit.

Si e parashikon­i këtë ndeshje?

Është një ndeshje që ka specifikën e vet sepse janë dy skuadra fqinje dhe dy skuadra kryesuese. Është një ndeshje e fortë në të gjitha kuptimet. Të tria rezultatet janë të mundshme. Mendoj se Lushnja ka pjesën e vet për të marrë rezultatin pozitiv. Është një skuadër që ka shënuar 20 gola për një fazë, disa prej tyre spektakola­rë. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje shumë cilësore dhe e bukur për pasionantë­t e kësaj zone. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania