Panorama Sport (Albania)

Bajerni “ngrin” në Rostov

Mbrojtja e Ançelotit shpërfytyr­ohet, pas humbjes në Dortmund bien edhe në Champions

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Bajerni i Ançelotit pë son një humbje shokuese nga Rostovi dhe humbet edhe matematiki­sht shansin për t'u renditur i pari në Grupin D. Me fitoren e Atletikos ndaj PSVsë, bavarezët renditen të dytët në grup. Të dytët pas Lajpcigut në Bundesligë dhe të mposhtur të shtunën nga Borusia e Dortmundit, kampionët e Gjermanisë po kalojnë një moment negativ dhe Karlo Ançeloti, i cili pësoi për herë të parë 3 gola në stolin e klubit, përfundon në bankën e të akuzuarve. Në klubin e "të dytave të tmerrshme" të Champions-it, ku për momentin bëjnë pjesë edhe Reali i Madridit dhe Mançester Siti, rreshtohen edhe bavarezët për faj të një humbjeje poshtërues­e në Rostov. Për trajnerin italian është me të vërtetë një moment për t'u harruar. Pasi ka humbur kreun në kampionat për shkak të humbjes ndaj rivales direkte të Dortmundit (u parakaluan nga debutuesit e Lajpcigut), 5 herë kampionët e Europës bëjnë edhe një paraqitje që lëkundin pozicionin e ish-trajnerit të Realit, të cilin e presin ditë të vështira nga kritika gjermane.

Ndeshja - E të mendosh që rruga e tyre u bë menjëherë dishezë pasi Duglas Kosta zhbllokoi rezultatin në minutën e 35- të falë një të majte të pakapshme prej askujt nga fanellat ruse që ishin bërë gardh përpara portës ruse. Por nga engjëll braziliani do të bëhej djall dhe një gabim i tij me një kthim topi pas gjen Polozin: ky fton Azmunin, i cili me një finte driblon edhe Boatengun dhe lëshon të djathtën e pakapshme nga Ulraish. Është minuta e 44-t dhe rusët shkojnë plot optimizëm në dhomat e zhveshjes. Emocione pa fund pas rikthimit në fushë: Kalojnë vetëm 5 minuta dhe Poloz përmbys rezultatin: Boateng pengon në mënyrë naive Noboan në zonë dhe për kryesorin portugez nuk ka dyshime: është penallti. Nga 11 metra, sulmuesi i Rostovit e dërgon Ulraishin në krahun tjetër. Goli i Bernatit pas silurës që përfundoi nën traversë dy minuta më vonë, u duk si preludi i përmbysjes së gjermanëve, por ishte Noboa ai që shpërtheu edhe një herë festën mes 15 mijë rusëve në stadiumin "Olimp 2": goditjen e dënimit nga 23 metra e ekzekutoi si një

penallti. Bajerni nis ofensivën finale edhe me hyrjen e vonë të Mylerit. Por as karta e gjahtarit të golit të Bajernit nuk e shmangu fitoren historike të rusëve në këtë kompeticio­n. Rostovi mund Bajernin 3-2: nuk është përrallë, por e gjitha e vërtetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania