Panorama Sport (Albania)

Notat e Bajernit

-

ULRAISH 5 - Në dy golat e para nuk mund të bëjë shumë. Por në goditjen e dënimit nga erdhi goli i tretë është në kohë vonesë. RAFINJA 5 - Trioja Kudriashov­Noboa- Poloz nga anët e tij nuk ka asnjë problem për të kaluar sa herë të dojë. Një mbrëmje për t'u harruar.

BOATENG 4,5 - Fajtor në dy gola të Rostovit: në të parin humbet dyshen Azmun-Poloz. Pastaj pengon Noboan në zonë në rastin e penalltisë. Mbrëmje për t'u harruar dhe për ta shtuar makthin, pëson edhe një tërheqje muskulore dhe detyrohet të largohet në pjesën e dytë. ( Nga 58' Humels 5,5 - Pak minuta pas aktivizimi­t të tij, Rostovi mbyll takimin dhe ai nuk mund të bëjë shumë). BADSHTUBER 5 - Tregon se i ka ende të rënduara këmbët pas pushimit të gjatë. E vuan shumë dyshen Azmun-Poloz. BERNAT 5,5 - Gjen golin e barazimit momental 2-2 dhe arrin që të mbërrijë në shumë raste deri në fundore. Problemi është se në fazën mbrojtëse topat nga krahu i majtë kalojnë kollaj.

SANÇEZ 5 - Një pjesë e parë premtuese nga ana e portugezit, duke parë se nga këmbët e tij lind edhe goli i avantazhit. Por për pjesën tjetër është një ndeshje e tmerrshme. (Nga 73' Myler 5 - Ka një çerek ore lojë në dispozicio­n për të ndryshuar ndeshjen, por këto kohë nuk po kalon ditët e tij më të mira).

LAHM 6 - I fundit që dorëzohet nga Bajerni. Provon të bëjë gjithçka është e mundur në mesfushë, por shokët nuk e ndihmojnë. TIAGO ALKANTARA 5 - Keq, herë pas here edhe shumë keq. Nuk arrin të luajë një top. Merret përpara nga Rostovi. DUGLAS KOSTA 5,5 - Ndeshje me disa fytyra. Zhbllokon ndeshjen, por pastaj i dhuron topin e barazimit Rostovit. Në pjesën e dytë përpiqet të bëjë gjithçka i vetëm për të hapur ndeshjen, por është shpesh i pasaktë. LEVANDOVSK­I 5,5 - I vijnë pak topa të luajtshëm nga anët e tij. Nuk mund të fajësohet. RIBERI 5,5 - Aksion i shkëlqyer në barazimin 2-2 të firmosur nga Bernat. Për pjesën tjetër, nuk është mbrëmja e tij. Shumë në hije. TRAJNERI ANÇELOTI 5 - Pas startit fluturues, ka nisur rënia e lirë. Nuk i ka dhënë ende filozofinë e tij skuadrës. Bajerni dominon topin si me Guardiolën, por është konfuz dhe herë pas here duket pa busull dhe nuk di ku ta çojë sferën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania