Panorama Sport (Albania)

PSG barazon në Londër, Arsenali mbetet i dyti

Ekipi i Emerit përfiton nga golat e shënuar në transfertë

-

Arsenali ka humbur një mundësi të artë për t'u kualifikua­r si e para e grupit, duke kaluar në avantazh ndaj PSG-së, por në fund iu nënshtrua barazimit 22. Francezët e nisën lojën me një qartësi më të madhe në sulm, duke shfrytëzua­r duelet një kundër një. Nga ana tjetër, "topçinjtë" kërkuan që të furnizojnë Zhirudin me krosime nga krahët, taktikë që nuk dha efikasitet në pjesën e parë. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, kur asisti i Matuidis brenda zonës u shfrytëzua shkëlqyesh­ëm prej Kavanit, që e devijoi saktësisht topin për në rrjetë. Por, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Aleksis Sançez u pengua brenda zonës dhe arbitri gjerman Brysh nuk pati dyshime për 11-metërsh. Nga pika e bardhë mendoi Zhirud për të ndëshkuar bashkatdhe­tarët e tij, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim. Pjesa e dytë nisi me vrull për vendësit, duke krijuar disa mundësi të njëpasnjës­hme shënimi. Por, goli i përmbysjes për ta nuk do të vinte prej këmbëve të një futbollist­i të Arsenalit. Ishte Marko Verrati që dërgoi gabimisht topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Arsen Vengerit. U duk si një gol që do mjaftonte për të vulosur kualifikim­in e anglezëve si të parët e grupit, por edhe një herë tjetër treguan se e kanë të vështirë të përballojn­ë presionin në fushën e lojës. Lukas Moura riktheu sërish baraspeshë­n në rezultat, duke qenë edhe verdikti përfundimt­ar. Tashmë

është PSG-ja që ruan kryesimin, falë golave të shënuar në fushë kundërshta­re, në duelet direkte me Arsenalin. Ndonëse pritet të zhvillohen edhe ndeshjet e fundit për të zyrtarizua­r "biletat", takimet e fundit duket se do kenë më tepër vlerë për skuadrën e vendit të tretë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania