Panorama Sport (Albania)

Napoli mbetet “thatë”, e pret finale në Lisbonë

-

Napoli nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, kur priste skuadrën e vendit të fundit, Dinamon e Kievit. Ukrainasit zbritën në fushë me synime të qarta, duke u rreshtuar me forca të shumta në mbrojtje. Ndërkohë, trajneri Mauricio Sarri kishte hedhur një ekip sulmues, por me shtat të shkurtër, si Mertens, Kajehon dhe Insinje, shpejtësia e të cilëve nuk u shfrytëzua prej hapësirave të pakta që patën në dispozicio­n. Në një ndeshje që foli pothuajse e gjitha për italianët, rastet e mirë për shënim nuk u shfrytëzua­n si duhet, duke bërë që takimi të mbyllet në një barazim pa gola. Tashmë kualifikim­i do të vendoset në Lisbonë, ku Napoli duhet të evitojë humbjen, për të siguruar një biletë në raundin tjetër. Për hir të së vërtetës, edhe nëse do kishin fituar me Dinamon e Kievit, skenari i tyre do ishte sërish i njëjti në takimin e radhës. Hysaj - Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti për 90 minuta dhe në fund të takimit u vlerësua me notën 6, duke qenë ndër më të mirët në skuadër. Ai u vlerësua për faktin që askush nuk arriti ta kalojë në krah gjatë gjithë lojës, ndërkohë që në disa raste ka qenë mjaft i dobishëm edhe për repartin ofensiv. Trazirat - Para fillimit të ndeshjes ka pasur një përleshje mes tifozëve dhe policisë jashtë stadiumit. Situata u tensionua kur ultrasit goditën me sende të forta forcat e rendit, ndërkohë që këta të fundit u kundërpërg­jigjën me gaz lotsjellës. Përleshjet u spostuan në ambiente publike, duke i vënë flakën edhe një taksie. U raportua për disa të lënduar, por pa probleme serioze. Beshiktash­i - Një barazim i çmendur ka qenë ai i realizuar në Turqi. Në pjesën e parë të lojës, Benfika pati të gjithë të drejtën të festojë kualifikim­in, pasi e mbylli me rezultatin 30, falë golave të Guedes, Semedo dhe Fejsa. Por, 45-minutëshi i dytë që pritej të ishte formalitet për ta u shndërrua në makth. Turqit arritën të rikuperojn­ë gjithçka, duke barazuar rezultatin në 3-3, ku dy prej golave u shënuan në shtatë minutat e fundit. Një pikë që i mban në lojë të dyja skuadrat, ku shanset më të mëdha i ka pikërisht Beshiktash­i, pasi me një fitore ndaj Dinamos së Kievit ua siguron pjesëmarrj­en në 1/8-at. Ndërkohë, portugezët duhet të marrin patjetër tri pikët në shtëpi, kundër Napolit të Hysajt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania