Panorama Sport (Albania)

Dëmtohet Bejl, tronditet Reali

Rrezikon edhe Botërorin e Klubeve, trajneri Zidan pa lojtarin më të mirë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Garet Bejl trondit Rea lin e Madridit dhe trajnerin Zinedin Zidan. Mesfushori uellsian do të mungojë për gjashtë ndeshjet e ardhshme dhe në këtë mënyrë "galaktikët" nuk do të kenë të gatshëm një nga lojtarët më të mirë të momentit. Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Sportingut dhe e ka të pamundur të rikuperohe­t përpara datës 25 dhjetor. "Pas testeve dhe analizave të kryera, Garet Bejl është konfirmuar me dëmtim në kyçin e këmbës së tij të djathtë", shkruhej në njoftimin zyrtar të klubit madrilen. Skuadra nuk e ka njoftuar kohën që i duhet futbollist­it për t'u rikuperuar.

Ndeshjet- Mediat raportojnë se 27-vjeçarit do t'i duhet afro një muaj pushim për t'u rikthyer sërish në fushën e lojës. Në këtë mënyrë, futbollist­i që ka shënuar 5 gola deri tani në kampionati­n spanjoll do të humbasë ndeshje të rëndësishm­e, mes tyre edhe atë ndaj Barcelonës. Bejl nuk do të jetë i gatshëm ndaj Gijonit, Kultural Leonesës, Barcelonës, Dortmundit,

Deportivos. Gazeta spanjolle "AS" raporton gjithashtu se Bejl mund të jetë në dyshim edhe për ndeshjet e Botërorit të Klubeve që do të luhet në muajin dhjetor dhe ndeshja e parë për Realin është në datën 15 dhjetor. Alternativ­at për Zidanin nuk mungojnë, sepse gjatë kësaj kohe

Reali ka pasur edhe mungesa të tjera të rëndësishm­e, por Zizu ka ditur gjithmonë të gjejë zgjidhjen dhe të ketë një ecuri shumë pozitive si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Mëkati i vetëm i këtij dëmtimi është fakti që klasikja kundër Barcelonës ka humbur një yll si Bejl.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania