Panorama Sport (Albania)

Rekordi në Champions, Dortmundi mrekullon Europën

Mediat europiane i thurin elozhe skuadrës gjermane, trajneri Tuhel: Ndeshje e çuditshme

-

Dortmund- Legia e Varshavës ishte thjesht ndeshja e pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por u fut në librat e historisë së këtij kompeticio­ni për shkak të 12 golave që u shënuan. Më parë nuk kishte ndodhur asnjëherë tjetër. Tabelat e golashënue­sve kishin regjistrua­r vetëm 11 gola në ndeshjen Monako-De- portivo La Korunja, e cila përfundoi 8-3. Këtë herë u shënuan 12 gola dhe mediat europiane i kushtuan një jehonë të veçantë këtij fakti.

Mediat - Faqet e para të të gjitha mediave i kishin dedikuar një vend të rëndësishë­m fitores së çmendur të Dortmundit kundër Legias së Varshavës, e cila përfundoi 8-4 në favor të gjermanëve. "Spektakël në ndeshjen Dortmund-Legia, të dyja skuadrat shënojnë gola pa fund dhe zënë një vend në librat e artë të historisë", shkruan "Daily Mail". Fjala rekord është përdorur në të gjithë titujt e tjerë, ndërsa "Telegraph" kishte vendosur t'ia dedikonte titullin tripletës së shënuar nga Rojs. "Një tjetër rekord në Champions. Fitorja 8-3 e Monakos është fshirë. Dortmundi hyn në histori. Kagaua shënon 2 gola në 60 sekonda", janë disa nga titujt e tjerë të gazetave italiane.

Tuhel - I çuditur, por njëkohësis­ht i lumtur është trajneri i Tomas Tuhel, i cili ka thënë se ndeshja ishte shumë e çuditshme. "Sigurisht që jemi të lumtur për faktin që kemi thyer një rekord, por duhet ta shoh në aspektin futbollist­ik. Nuk mund të pësonim 4 gola në mënyrë të tillë. E dinim që rivali ishte i fortë sepse i shënoi 3 gola dhe Realit të Madridit, por e kishim përgatitur ndryshe ndeshjen", tha në përfundimi­n e sfidës trajneri Tomas Tuhel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania