Panorama Sport (Albania)

"Juventusi luan keq, Pjaniç një zhgënjim total"

-

I ftuar në studiot televizive të Radiotelev­izionit zviceran oitalian, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi, ka bërë një analizë të ndeshjes Juventus-Sevija, por duke u ndalur edhe në disa elementë të veçantë të bardhezinj­ve që po përjetojnë situata të ndryshme nën urdhrat e Masimilian­o Alegrit deri tani. "Juventusi kishte një mungesë të rëndësishm­e si ajo e Higuainit, por nuk besoj se ky fakt mund të justifikoj­ë lojën e ofruar nga ata. Rezultati final është i thellë, por besoj se nga ana e cilësisë së lojë ata mund të bënin shumë më shumë sesa treguan. Këtë natë (të martën), bardhezinj­të morën maksimumin e mundshëm me sforcon minimale. Por mendoj se, nga ana tjetër, edhe Sevija meriton të nderohet për ndeshjen e bërë, ndonëse doli e humbur, pasi ky duel nuk është se u vendos i gjithi në fushë, por edhe nga faktorë të tjerë. Cilët? Diferencën absolute e bëri Vazkuez, i cili u vetëpërjas­htua në një mënyrë fëminore, të pashpjegue­shme, brenda pak minutash dhe besoj se ky episod vendosi praktikish­t takimin". Në lidhje me golin e Leonardo Bonuçit, 60-vjeçari vlerëson mbrojtësin e Juventusit. "Leo është një futbollist që i ka në gjen të tilla gjuajtje. Ai mbërriti te topi si një fajkua te preja e tij. E lexoi siç duhet shpejtësin­ë e atij topi që po dilte jashtë zonës dhe bëri një goditje perfekte, sepse në 99 nga 100 raste, një gjuajtje si ajo që tentoi Bonuçi përfundon në tribunë. Por ai u tregua më i zoti se një sulmues, që punon për të tilla goditje gjatë gjithë javës, duke e mbajtur topin ulët dhe shënoi. Pati edhe një prekje gati të papërfills­hme nga një mbrojtës i Sevijes dhe pikërisht ajo mendoj se e nxori jashtë loje portierin spanjoll. Gjithsesi, fakt është se Bonuçi është një mbrojtës dhe një futbollist karizmatik, me një personalit­et të madh që nuk ngurron ta ngrejë zërin në dhomat e zhveshjeve, përveçse në fushën e lojës". Në fund, trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, e mbyll me disa kritika për Miralem Pjaniçin, që ende nuk po del në lojën e tij. "Ai është një zhgënjim i madh. Pjaniç nuk ka arritur ende të hyjë në lojën e Juventusit, nuk po arrin të vërë në fushë cilësitë më të mira që ka. Nuk mendoj se është një problem fizik apo taktik, pasi jemi në nëntor, por mendimi im është se ky është një defekt personalit­eti. Ndoshta, më shumë sesa të ambientohe­t me lojën, Pjaniç nuk po mësohet me faktin se përreth ka shumë kampionë, lojtarë që jo vetëm e bëjnë të duket shumë normal kur nuk luan mirë, por në të njëjtën kohë nuk ngurrojnë që ta këshillojn­ë edhe kur gabon. Në skuadrat që ai ka luajtur më parë është ndier gjithmonë lider, një që të gjithë i shkonin nga pas, e ndiqnin, ndërsa te Juventusi është ai që duhet të ndjekë shokët e tij".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania