Panorama Sport (Albania)

Suso: Inspirohem nga Zidan e Ronaldinjo

-

Dy golat kundër Interit kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit të Spanjës, Lopetegui, i cili është duke e ndjekur nga afër. Suso nuk e fsheh kënaqësinë e tij për këtë, në intervistë­n e dhënë për gazetën "AS". "Deri më tani gjithçka shkon mirë. Ne jemi duke bërë gjëra të pabesueshm­e dhe trajneri ka arritur ta gjejë çelësin e suksesit. Pas kaq shumë vitesh të një Milani të zhytur në probleme, ishte e rëndësishm­e që dikush të gjente formulën për ta bërë ekipin konkurrues përsëri. Montela e ka bërë këtë". Më tej, ai tha: "Unë kam qenë i befasuar shumë me këtë fakt. Montela është një trajner i drejtë me lojtarët, sepse nuk sheh moshën e tyre, por potenciali­n që kanë, çfarë mund të sjellin në ekip. Ne jemi realisht një Milan shumë i ri, i ndryshëm nga të tjerët. Është thënë se kjo në Itali mund të jetë e rrezikshme, por ne kemi treguar se jo. Duhet të qëndrojmë të njëjtët. A e njihnit Montelën? E dija rrugën e tij si trajner nëpërmjet Fiorentinë­s, me të cilën kishte garuar në një nivel shumë të lartë. Si lojtar e thonë të gjithë se ka qenë një sulmues i rëndësishë­m". Suso zbuloi edhe idhujt e tij: "Që fëmijë më ka pëlqyer shumë Zidan. Edhe Ronaldinjo po ashtu. Ata të dy ishin të jashtëzako­nshëm. Klasi i Zidanit dhe Ronaldinjo­s është magjik. Ata kanë qenë gjithmonë frymëzim për mua". Spanjolli u ndal më pas te dy golat në derbi: "Kur kam bërë debutimin tim me Inzagin u emocionova shumë, por kundër Interit ndjeva kënaqësinë e një stadiumi gati në shpërthim. Kjo është një përballje e veçantë, nuk ka dyshime. Rivaliteti në Serinë A? Ekipet janë të mbyllura dhe është shumë e vështirë të luash e të shënosh. Por, mua më ka ngjitur ky kampionat që nga momenti i parë. Te të dyja skuadrat, Xhenoa dhe Milani, jam ndier shumë i aftë për këtë lloj futbolli".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania