Panorama Sport (Albania)

Shtjefni-Prizreni, sherr mes tyre

“Më goditi me grushte, e kam kallëzuar në Polici. Me çështjen do merret drejtësia”

- OLGERT SERANI

Altin Shtjefni dhe Sahit Prizreni janë përfshirë ditën e djeshme në një sherr me njëri-tjetrin. Ka qenë vetë Shtjefni që ka akuzuar mundësin kuksian se ka qenë ai personi që e ka dhunuar fizikisht. Në një prononcim dje në mbrëmje për gazetën "Panorama Sport", Shtjefni shprehet se gjithçka ka ndodhur pranë ambienteve të palestrës së mundjes të ekipit Tirana. Pas incidentit, Shtjefni bëri me dije se e ka kallëzuar në komisariat­in 3 dhe se tashmë këtë çështje ia ka lënë drejtësisë.

Incidenti - "Po kaloja te Rruga e Kavajës afër Kishës, afër palestrës së mundjes. Në një tavolinë në një lokal ishin ulur Sahit Prizreni, Klodiana Shala dhe një person i tretë. Në momentin që kalova më thirrën se unë vetë nuk i pashë. I përshëndet­a, u dhashë dorën. Ndërkohë Sahiti më thotë ' hajde pak' dhe futemi diku te palestra e mundjes e ekipit të Tiranës. Është si hyrje. I thashë 'çfarë ke?', ndërkohë që po shikoja telefonin dhe e kisha kokën poshtë. Në moment më godet me grushte, tre- katër herë. Mbajta distancë dhe i thashë ' çfarë po bën', ndërkohë që edhe po më fyente. Në atë moment më sulmoi edhe personi tjetër, nuk e njihja. Ishte me mjekër me sa më kujtohet. Nuk e prisja në fakt. Menjëherë kam njoftuar policinë, e cila mbërriti në vend", rrëfehet Shtjefni

për gazetën.

Dëmtimi - Pas incidentit, ai pohoi se ka shkuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. "Pasi kam bërë kallëzimin, kam shkuar në Spitalin Ushtarak ku bëra të gjitha vizitat. Pas

konsultës, mjekët më dhanë 15 ditë pushim, pasi kanë konstatuar goditje në kokë me sende të forta. Me pak fjalë, kjo ka qenë ngjarja. Nuk kam asnjë lloj konflikti personal me Sahit Prizrenin. I vetmi konflikt që kam pasur në jetën time është ai me federatën. Pra, ka qenë një konflikt institucio­nal. Askujt nuk i kam përmendur familjen, as atij, askujt". I pyetur nëse është

ende i shtruar në spital, Shtjefni zgjedh të bëjë edhe ndonjë batutë. "Si malësorë që jemi, edhe sikur të na çajnë mishin apo të na bëjnë vrima- vrima, nuk rrimë në spital. Ndërkohë, e them publikisht se kësaj çështjeje do t'i shkoj deri në fund. Ia kam lënë drejtësisë këtë çështje dhe nuk e kam në plan fare që të merrem me gjëra personale", deklaroi Shtjefni.

 ??  ?? Sahit Prizreni
Sahit Prizreni
 ??  ?? Altin Shtjefni
Altin Shtjefni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania