Panorama Sport (Albania)

Alban Beqiri: Pas titullit, radhën e ka Kupa e Shqipërisë

Flet boksieri i Tiranës

-

Kampionati kombëtar u mbyll me një festë të dyfishtë për boksierin e Tiranës, Alban Beqiri. Kampion dhe sportisti më i mirë i aktiviteti­t. Në një intervistë për "Panorama Sport", Beqiri tregon se si ka arritur deri këtu dhe për objektivat në vijim, që është Kupa e Shqipërisë. Kampionati­t i bëtë një mbyllje në mënyrën më të mirë të mundshme...

Ky ka qenë objektivi im për këtë sezon, titulli kampion dhe trofeu i sportistit më të mirë. Ndërkohë që rikujtoj se jam shpallur tetë herë kampion radhazi, 3 herë me të rinjtë dhe 5 herë me të rriturit.

Në ring u karakteriz­uat nga

qetësia. Është një taktikë e juaja?

Qetësinë në ring e kam fituar gradualish­t. E kam përfituar prej mbrojtjes, një teknikë personale. Që i vogël, kur ushtroja këtë sport, e aplikoja. Por, veç qetësisë, kam edhe rezistencë­n.

Kë do të vlerësonit si duelin më të fortë, gjysmëfina­len apo finalen?

Më e forta ka qenë gjysmëfina­lja. Tirana arriti të thyejë Vllazninë, çfarë ka bërë ndryshe këtë vit ky klub për të arritur te trofeu? Kemi bërë një stërvitje efikase dhe jemi grumbullua­r sistematik­isht. Falë trajnerit tim, Sead Bushati, ia dola me sukses. Trajneri ka kontribuar maksimalis­ht dhe me përkrahjen e tij e kemi realizuar objektivin final. Ju sapo jeni rikthyer me medalje edhe nga "Gongu i Artë" i Maqedonisë?

Po. Në këtë turne ndërkombët­ar fitova medaljen e artë. Në fakt në karrierë unë kurorëzohe­m për të tretën herë në këtë event.

Si janë diferencat mes boksit shqiptar dhe atij ndërkombët­ar? Krahasuar me nivelin e boksit të Ballkanit, them se jemi superiorë. Por edhe në ballafaqim­et me shtete të tjera ne ngjitemi në ring me pretendime për medalje. Ndoshta me një mbështetje më të madhe nga federata, duke na mundësuar me pjesëmarrj­et e shumta apo me grumbullim­e jashtë Shqipërisë, mund të shkojmë më lart.

Keni ndonjë pikë të fortë në ring?

E majta e drejtë është pika ime më e fortë.

Cila është gara juaj e radhës? Së afërmi kemi Kupën e Shqipërisë, ku edhe atje kemi objektiva. Plus kësaj është edhe një turne mesdhetar, ndoshta në Francë ose Turqi. Edhe aty synimet janë për medalje. Sa i përket Kupës, kemi disa mungesa për shkak të dëmtimeve si Anxhelo Merkohasan­aj. Gjithashtu kemi një mungesë tjetër peshe, atë 81 kg. Por besoj se me këto pesha që kemi mbetur mund të fitojmë Kupën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania