Panorama Sport (Albania)

“Partizani ka marrë 80 mijë euro paradhënie”

-

Para disa ditësh, drejtori aktual i Partizanit, Genc Tomori, deklaroi për "Panorama Sport" se së paku në katër vitet e fundit, të kuqtë nuk kanë marrë asnjë fond dhe s'kanë asnjë dijeni. Gjithashtu, klubi doli me deklaratë se do të ndiqte në rrugë ligjore mosinformi­min e FSHF-së apo edhe faktin që nuk ka marrë asnjë lek. Dje, Kejdi Tomorri ka shpjeguar pse të kuqtë nuk kanë marrë para së fundmi: "Partizani bëhet fjalë që do të përfitonte një fond prej 138 mijë eurosh në total, pa llogaritur vlerën e fundit që nuk është shpërndarë. Në sezonin 2003-'04, dhe 2004-'05,

fondi ka kaluar në llogari, 'kesh'".

Është e rregullt?

Po! Janë të gjitha të dokumentua­ra. Në vitin 2005-'06 ka marrë po ashtu një vlerë prej 80 mijë eurosh, dy herë nga 40 mijë euro për disa fusha me dhe të kuq, të cilat do të ndërtohesh­in në kompleksin Partizani. Përveç këtyre dy shumave, Partizani ka marrë edhe në vitin 2007-'08 dhe 2009-'10 përkatësis­ht nga 15 mijë euro dhe 27 mijë euro. Pra, rreth 138 mijë euro që i ka marrë "kesh". Përveç kësaj pjese, kemi edhe një shifër prej 180 mijë eurosh që është vënë në dispozicio­n nga projekti "Hat Trick 2", i cili është me vendim të Komitetit Ekzekutiv për dhurimin e një fushe me bar artificial për Partizanin. Mirëpo, për problemet e tyre për pronësinë e fushës, ata nuk arritën që ta merrnin. Mund të implemento­het në kompleksin e ri. Drejtori i Partizanit ka thënë që në 4 vitet e fundit nuk kanë marrë asgjë…

Hera e fundit që ka përfituar nga ky fond është viti 2009-2010, pastaj ka qenë 20142015. Mirëpo, duke qenë se në vitin 20052006 Partizani ka marrë 80 mijë euro si paradhënie, i janë zbritur nga kjo vlerë.

UEFA, a është në dijeni për paradhënie­n? Po jua shpjegoj. Partizani solli një projekt për fushat me dhe të kuq dhe kërkoi lekë nga Fondi i Solidarite­tit. Ne i dhamë më shumë lekë nga fondet tona dhe ia mbajmë gradualish­t. Po nëse nuk do të ngjitej asnjëherë në Superiore?

Kemi menduar që do të ishte një borxh i hapur ndaj Partizanit.

Po nëse nuk do të vinte më në Superiore?

Do të mendonim më pas një formë tjetër për ta marrë atë shifër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania