Panorama Sport (Albania)

Barça shkëlqen me Mesin, Bajerni “ngrin” në Rusi

Mynshengla­dbahu shkon në Ligën e Europës pas barazimit

-

Barcelona kualifiko het si e para e grupit, ndërsa Mançester Siti e ndjek i dyti. Verdiktet e grupit u vendosën një ndeshje para fundit, pasi edhe skuadra që do shkojë në Ligën e Europës u përcaktua dhe do jetë Mynsheglad­bahu. Luis Enrike nuk i kurseu yjet e tij në transfertë­n skoceze dhe kjo dha frytet e saj, pasi mundën vendësit e Sëlltikut me rezultatin 2- 0. Lionel Mesi bëri gjithçka i vetëm, duke realizuar dy herë dhe duke kapur kuotën e nëntë golave në fazën e grupeve, në ndjekje të rekordit që mbahet nga Ronaldo, me 11. Argjentina­si shënoi një gol spektakola­r në të 24-ën, kur kontrolloi bukur një asist me "telekomand­ë" të Nejmarit dhe shkundi rrjetën e Gordonit. Ndërsa, për të vulosur triumfin, u desh minuta e 55- të, kur e gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë. Ekipi i Brendan Roxhersit e pati të pamundur që të evitojë disfatën, duke iu nënshtruar supremacis­ë së kundërshta­rit, që iu afrua edhe golit të tretë, kur Suarez goditi shtyllën. Në ndeshjen tjetër, Pep Guardiola festoi së bashku me kundërshta­rët në përfundim të takimit. Barazimi 1-1 mjaftoi që "milionerët" të konfirmojn­ë pjesëmarrj­en në 1/ 8- at, ndërsa gjermanët e Mynshengla­dbahut të sigurojnë Ligën e Europës. Ishin vendësit që shënuan të parët me anë të Rafael, por Silva barazoi brenda pjesës së parë. Stindl në të 51- ën dhe Fernandonj­o 13 minuta më vonë bënë që skuadrat të luanin me një futbollist më pak, pasi u ndëshkuan me karton të kuq. Gjithsesi, kjo nuk ndikoi për të ndryshuar ritmin e lojës, duke qenë se ekipet iu kënaqën rezultatit dhe në minutat e fundit menduan më tepër për ta ruajtur, sesa për të kërkuar fitoren. "Jemi shumë të lumtur. Ne ishim të vetëdijshë­m që nuk mund të rivalizoni­m me Barcelonën dhe Mançester Sitin për një nga vendet e para, por ia dolëm që të lëmë një rival pas vetes. Do vazhdojmë të jemi pjesë e Ligës së Europës dhe kjo na mban

të motivuar në maksimum. Do ishte e padrejtë që të eliminohem­i nga kompeticio­net kontinenta­le, pasi mendoj se kemi dhuruar një futboll cilësor deri tani", u shpreh trajneri i Mynshengla­dbahut në përfundim të ndeshjes së djeshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania