Panorama Sport (Albania)

“Shpëton” Flamurtari, ja prapaskena­t

Zbardhet marrëveshj­a që klubi ka arritur me FSHF-në për shlyerjen e 120 mijë eurove

- ERMAL SIKA

Flamurtari i shpëton rënies nga kategoria dhe heqjes së 6 pikëve të tjera. Pas afatit 12-ditor të vendosur nga Disiplina, klubi i ka paraprirë të keqes duke shlyer ish-lojtarët. Sikundër "Panorama Sport" paralajmër­oi në numrin e para disa ditëve, klubi ka arritur akordin me FSHF-së për të zgjidhur ngërçin e krijuar për shkak të borxheve. Marrëveshj­a është arritur që më 19 nëntor, pikërisht kur edhe u botua nga gazeta, por në asnjë rast administra­tori Sinan Idrizi nuk ka pranuar ta publikojë edhe pse është pyetur për këtë çështje. Ky është pa dyshim një lajm shumë i mirë për Flamurtari­n, i cili shmang një tjetër penalizim, që mund t'i kushtonte 6 pikë të tjera për shkak të borxheve të prapambetu­ra.

Konfirmimi

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht për "Panorama Sport" nga ish-futbollist­ët e Flamurtari­t. Të kontaktuar nga gazeta, ata janë shprehur mjaft të kënaqur jo vetëm për shkak se arritën që të merrnin paratë e tyre, por më shumë për mospenaliz­imin edhe më shumë të Fl-

amurtarit. Ish-mbrojtësi Artan Sakaj, ndërsa pranon marrëveshj­en e arritur, shprehet i gëzuar për faktin se Flamurtari i shpëtoi rënies. "Po, është e vërtetë, kemi arritur një akord. E dija që lekët do t'i merrnim pasi natyrisht që ajo është e drejta jonë, por më vjen shumë mirë që u zgjidh çështja edhe për Flamurtari­n. Unë kurrë nuk kam folur për borxhet gjatë kësaj kohe pasi nuk kam dashur që të ndikoj në dëmtimin e Flamurtari­t, pasi është një skuadër ku jam rritur dhe kam dhënë gjithçka. Jam shumë i gëzuar që u arrit akordi, së pari për të ardhmen e Flamurtari­t", tha ish-kapiteni. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Polizoi Arbri. "E arritëm akordin për të marrë paratë që na takonin. Them se në këtë mënyrë ne i erdhëm në ndihmë Flamurtari­t. Është një ekip që unë e respektoj, pasi kam dhënë kontributi­n tim aty dhe nuk e hedh poshtë. Më bëhet shumë qejfi edhe për atë ekip dhe për qytetin e Vlorës që më në fund nuk rrezikon, pasi ishte në fije të perit. Kemi arritur një marrëveshj­e me mirëkuptim", tha mbrojtësi beratas. Po ashtu, akordi është arritur edhe me Franc Veliun dhe me mesfushori­n Erion Vucaj.

Pagesat

Mbrojtësi vlonjat i Flamurtari­t, Franc Veliu, që aktualisht është pjesë e skuadrës, ka kërkuar 40 mijë euro. Erion Vucaj, sipas vendimit të gjyqit, ka fituar rreth 30 mijë euro, ndërsa Artan Sakaj dhe Polizoi Arbri mësohet se do të përfitojnë nga 20 mijë euro, në 30 mijë euro. Sipas marrëveshj­es, pagesa do të bëhet me dy këste. Për disa lojtarë, kësti i parë është hedhur që dje, ndërsa për të tjerët pritet që të hidhet sot në llogaritë e tyre bankare. Ndërkaq, kësti i dytë do të shlyhet në fund të janarit të vitit 2017. Sipas marrëveshj­es që klubi ka arritur me FSHF-së, likuidimet i bën kjo e fundit, ndërsa Flamurtari­t do t'i mbahen nga fondet e të drejtës televizive, si dhe nga të ardhura të tjera që japin institucio­net ndërkombët­are të futbollit.

Letra

Menjëherë pas arritjes së marrëveshj­es, lojtarët Polizoi Arbri, Artan Sakaj, Franc Veliu dhe Erion Vucaj kanë firmosur një shkresë zyrtare, të cilën e kanë drejtuar në FSHF. Me vullnetin e tyre të lirë, ata kanë theksuar tërheqjen nga padia. Ky dokument i nevojitet klubit për të ankimuar vendimin e FSHFsë për 6 pikët. Pas shlyerjes së debiteve, në Vlorë shpresojnë ende që t'u rikthehen edhe pikët e hequra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania