Panorama Sport (Albania)

Naftëtari super, bindin Egnatia dhe Orikumi

Vendos Kopaçi, vendësit nuk i ndihmon as stadiumi

- ENEA PRENJASI

Naftëtari nuk di të ndalet. Kuçovarët kanë fituar edhe ndeshjen e javës së tetë në transfertë përballë Maliqit. Mjaftoi vetëm një gol i Kopaçit në minutën e 13-të të ndeshjes që miqtë të dilnin nga stadiumi "Jovan Asko" me 3 pikë të plota. Gjithsesi një fitore jo me pak vuajtje për ekipin e Kristaq Miles, të cilët vazhdojnë të jenë në ndjekje të Orikumit, i cili gjithashtu fitoi në transfertë­n e Devollit me një përmbysje.

Ndeshja

Në një stadium të tejmbushur dhe elektrizue­s nga prania e shumë e tifozëve maliqarë, takimi ka nisur me ritëm të lartë dhe mjaft i luftuar. Miqtë kanë marrë menjëherë frenat e lojës në kontroll dhe nisin sulmet e njëpasnjës­hme. Në minutën e 13-të vjen goli që zhbllokon sfidën. Kopaçi nga krahu i majtë merr një pasim perfekt në hyrje të zonës dhe godet pa u menduar dy herë duke e dërguar topin në drejtkëndë­sh dhe duke mos i lënë asnjë shans portierit Mara. 01 dhe kuçovarët nisin të mendojnë për të administru­ar rezultatin, ndërkaq Maliqi rrit presionin dhe hidhet në kërkim të golit të barazimit. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e Naftëtarin. Në fraksionin e dytë, maliqarët e Egli Malësisë i janë afruar disa herë golit me Meçollarin, por sulmuesi bardhekuq ka qenë i pasaktë para portës. Nga ana tjetër Naftëtari tenton me anë të kundërsulm­it të shënojë edhe golin e sigurisë, madje në dy momente ka qenë shumë pranë me Shabën, por në të dyja rastet goditja e mesfushori­t është ndalur nga shtylla. Nuk ka më kohë dhe gjithçka mbyllet 0-1. Naftëtari merr 3 pikë mjaft të rëndësishm­e, por që sërish mbeten në vendin e dytë në klasifikim me 21 pikë, pasi edhe Orikumi ka fituar në transfertë dhe qëndron në krye në kuotën e 22 pikëve.

 ??  ??
 ??  ?? Kopaçi duke festuar dje golin që i dha fitoren Naftëtarit ndaj Maliqit
Kopaçi duke festuar dje golin që i dha fitoren Naftëtarit ndaj Maliqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania