Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja ia del mes mjegullës ndaj Tërbunit

Lezhjanët fitojnë me Tërbunin dhe shpresojnë te ndalesa e Kamzës për t'iu afruar kreut

- DITMIR PEMA

Besëlidhja ia del edhe në Pukë, teksa fiton me shifrat 0- 2 dhe tashmë shpreson te ndalesa e Kamzës kryesuese. Ndaj Tërbunit ishte triumfi i tretë radhazi për lezhjanët, që më parë kishin mposhtur në shtëpi Shënkollin dhe Besën. Për golat në Pukë mendoi sulmuesi nga Guinea, Sekou Kamara, i cili shënoi dy herë në limitet e pjesëve. Në stadiumin "Ismail Xhemali" kanë qenë të pranishëm vetëm 100 tifozë. Pjesa e parë u bë e vështirë për shkak të mjegullës që mbuloi stadiumin. Kjo u shkaktoi vështirësi ekipeve të gjenin portat kundërshta­re, por gjithsesi nuk çoi në ndërprerje­n e takimit. Besëlidhja e drejtuar nga Alban Bruka ishte më e qartë në atë që kërkonte dhe meritoi fitoren, në një kohë që pukjanët konfirmuan krizën e rezultatev­e. Ky sezon është një nga më të vështirët për Tërbunin në Kategorinë e Parë dhe tashmë pukjanët po i bëjnë llogaritë me luftën për mbijetesë.

Pjesa e parë

Rasti i parë regjistroh­et në portën e Besëlidhje­s. Në minutën e 4-t, pas një kundërsulm­i të shpejtë, vendësit rrezikojnë me sulmuesin Puka, i cili shfrytëzon një top të gjatë në zonë, gjuan, por nuk ia del të shënojë. Në minutën e 7-të, kapiteni i Besëlidhje­s, Dritan Smajli, i jep një asist sulmuesit Bajiç, por goditja e këtij të fundit pritet nga portieri Kuka. Pas këtyre rasteve, loja u përqendrua në mesfushë dhe sulmet reshtën për shkak të mjegullës. Gjithsesi, në minutën e 30-të, Lekaj, një ish-lojtar i Tërbunit që aktualisht luan për Besëlidhje­n, iu afrua shumë golit. Mesfushori goditi bukur me të djathtën, por Kuka shpëtoi Tërbunin.

Më pas, pukjanët reagojnë me Saliajn dhe Osmanollaj­n, por pa rezultat. Kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, miqtë nga Lezha hidhen në sulm dhe arrijnë të kalojnë në avantazh në minutën e 45-të, kur Kamara gjuan nga jashtë zone dhe

topi shkon në rrjetë pas devijimit nga mbrojtësit. Kësisoj, pjesa e parë mbyllet me avantazhin e lezhjanëve. Pjesa e dytë

Pas pushimit, skuadrat rifuten në fushë me të njëjtat formacione. Loja është më e bukur, me sulme dhe kundërsulm­e

të të dy ekipeve. Në minutën e 50-të pukjanët kanë qenë pranë barazimit me Osmanollaj­n, por Demi u ka mohuar golin. Loja ekuilibroh­et, por vendësit nuk e kanë forcën e duhur për t'u bërë dëm lezhjanëve. Pas minutës së 70-të është Besëlidhja, e cila

falë freskisë fizike, arrin të sulmojë pa reshtur portën e Tërbunit. Mirëpo, miqtë hasin në formën e mirë të portierit Kuka, që eviton gola të sigurt. Minutat kalojnë shpejt dhe dukej sikur gjithçka do të përfundont­e me fitoren minimale të Besëlidhje­s. Por, nuk ishte

e thënë kështu, pasi në kohën shtesë, një kundërsulm i shpejtë i lezhjanëve, bëri që Kamara të dalë i vetëm me portierin, duke shënuar pa vështirësi. Gjithçka mbyllet me triumfin 0-2 për miqtë, në një ndeshje ku skuadra e Brukës meritoi plotësisht 3 pikët.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme, ku mjegulla u përhap gjatë pjesës së parë dhe ua bëri të vështirë lojtarëve shikimin
Çast nga ndeshja e djeshme, ku mjegulla u përhap gjatë pjesës së parë dhe ua bëri të vështirë lojtarëve shikimin
 ??  ?? Moment para fillimit të ndeshjes
Fotot: D.Pema
Moment para fillimit të ndeshjes Fotot: D.Pema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania