Panorama Sport (Albania)

Karabeci: Faull ishte, prisja që Jemini të më falte për 2 minuta

-

Erando Karabeci tregohet i sinqertë. Kapiteni e pranon se faulli ishte i drejtë, megjithatë priste që Jemini ta falte për shkak të sjelljes së tij korrekte në fushë. Ky ishte kartoni i tij i parë në Superiore në 10 vitet e fundit, ndaj edhe mesfushori ndien keqardhje që doli nga fusha vetëm 2 minuta para se të mbyllej ndeshja. Gjatë intervistë­s së dhënë për mediat, ai deklaroi se do ishte më mirë që derbi të mbyllej të enjten, pasi Tirana e tij po kalonte moment të mirë, megjithatë barazimin nuk e cilëson rezultat të keq.

E kontestuat arbitrin te kartoni i dytë i verdhë, nuk e prisnit?

Që të jem i sinqertë, faulli ishte. Por, duke qenë se ishte fundi i lojës, prisja që ta anashkalon­te. Edhe për dy minuta mbyllej ndeshja.

Çfarë i thatë Jeminit në fund?

Në gjithë këto vite që luaj në Superiore kam marrëdhëni­e shumë të mira me të gjithë gjyqtarët. Me sa mbaj mend, ky është kartoni i parë i kuq që marr. Kam qenë gjithnjë korrekt në fushën e lojës. Gjyqtarit i thashë: "Dakord, ti bëre detyrën, por mendoj se, meqë kishte vetëm dy minuta lojë, si çun i mirë që jam, edhe mund të ma kishe falur".

Ky ishte i kuqi i parë pas një dekade, si ndiheni?

Po, në fakt, ndaj u mërzita më shumë. Por janë gjëra që ndodhin. Mendova për të mirën e ekipit kur shkaktova atë faull, për të evituar ndonjë aksion të rrezikshëm.

Sa e çuditshme ishte për ju që të luani një derbi në dy ditë? Ishte risi. S'e kishim provuar dhe, për më tepër, e lehtë nuk është. Ekipet ndonjëherë duan 30 minuta që të hyjnë në fushë, e jo më që të luajnë 27 minuta të japin gjithçka. Skuadrat në këtë pjesë të mbetur shfaqën ndrojtje, pasi minutazhi të kushtëzont­e kujdes, pasi kohë rikuperimi nuk ke më. Ndaj nuk u mor maksimumi nga këto 27 minuta, në ndryshim nga 63 minutat e së enjtes. Aty kishim raste pa fund.

Si e përjetuat ikjen e dritave, na rrëfeni pak çfarë ndodhi në ato çaste?

Edhe ajo e paprovuar ishte. Por, në Shqipëri ndodh gjithçka. Kishin ikur dritat thuajse në të gjithë qytetin. Menduam se do vinin shpejt dhe u përgatitëm moralisht dhe fizikisht ta mbarnim atë ndeshje. Ishim në një moment të mirë, po bënim lojën tonë, por fatin nuk e kishim në krah. Gjithsesi, nuk është justifikim. Edhe sot (dje) ishim përgatitur për të fituar, por me mendje në kokë, për të mos bërë gabime që të pendoheshi­m mbrapa.

A do të kishte qenë më mirë të luhej që të enjten?

Më e mira do të ishte të mos kishin ikur dritat fare. Por, derisa ikën, të pritej 45 minuta, aq sa është rregulli në dijeninë time. Do kishte qenë tjetër gjë, gjithçka do të shkonte më mirë.

Tabela nuk ndryshon, por me një fitore a mos do kishit tjetër "marsh" për titullin?

Nuk ka arsye që të bjerë tempi. Derbi i ka të tri rezultatet brenda. Asnjëherë nuk ka favoritë, përtej renditjeve. Nëse do ta fitonim, do të ishte më mirë për moralin dhe të jep vetëbesim. Barazimi nuk është rezultat shumë i keq. Kemi shumë ndeshje përpara për të rikuperuar.

U bënë 11 ndeshje pa fitore...

Më është bërë shpesh kjo pyetje dhe gjithnjë kam thënë që derbin s'e fiton më i miri. Kështu ka ndodhur edhe në të shkuarën. Ndoshta është bërë si psikologji­ke. Menduam se do të mbyllej këtu, por nuk kishim fatin me vete. Ta harrojmë këtë dhe të shohim përpara. Dy ditë kohë për Flamurtari­n, mjaftueshë­m për të përgatitur një ndeshje?

Janë të mjaftueshm­e besoj.

 ??  ?? Karabeci kur i shkaktoi faull Ekubanit
Karabeci kur i shkaktoi faull Ekubanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania