Panorama Sport (Albania)

Teuta në krizë, 18 pikë më pak se sezoni i kaluar

Durrsakët, nga Europa në luftë për mbijetesë

-

Vetëm tetë pikë në 13 ndeshjet e para të kampionati­t nuk kanë ndodhur kurrë në dy dekadat e fundit për Teutën. Pas përfundimi­t të sezonit 2015- 2016, kur skuadra durrsake fitoi të drejtën e përfaqësim­it në Ligën e Europës, u mendua se edhe në kampionati­n aktual, Teuta do të vazhdonte me të njëjtin ritëm. Mirëpo, duket se ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve ka bërë punën e vet. Kështu, pas 13 javëve kampionat, durrsakët e shikojnë veten në vendin e parafundit me 8 pikë, teksa kanë arritur dy fitore, dy barazime dhe pësuar plot 9 humbje. Skuadra ka shënuar 10 gola dhe ka pësuar 19 të tillë. Këto shifra tregojnë se, pavarësish­t faktit që skuadra është thuajse e njëjtë me atë të sezonit të kaluar, tashmë po lufton për mbijetesë. Rikthimi i trajnerit Gugash Magani futi një frymë optimiste në ekip, mirëpo rezultatet kanë munguar dhe tashmë ekipi rrezikon shumë. Nëse shikon statistika­t e sezonit të kaluar, pas 13 javëve kampionat durrsakët kishin shifra mbresëlënë­se. Në krahasim me këtë kampionat, mungojnë jo pak, por 18 pikë. Pra, Teuta e sezonit të kaluar kishte grumbullua­r 26 pikë, e përkthyer kjo në 8 fitore, 2 barazime dhe tri humbje. Sa u përket golave, kishte realizuar 19 të tillë dhe kishte pësuar 12 herë. Tashmë në Durrës shpresojnë se kthesa do të vijë shumë shpejt dhe deri në mbylljen e fazës së parë skuadra do të jetë në një pozicion më komod në klasifikim. Për momentin, ai që ngushëllon më shumë drejtuesit është fakti se ekipi është pjesë e turit çerekfinal të Kupës

së Shqipërisë. Gjithsesi, aktualisht trajneri Magani kërkon që të merren sa më shumë pikë dhe takimi i radhës ndaj Korabit vlerësohet shumë i rëndësishë­m. Teuta do të shkojë në Kukës, aty ku dibranët do të jenë pritës, me synimin e vetëm, fitoren. Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se në fazën

e parë, të vetmen fitore që Korabi ka deri më tani, ia ka marrë pikërisht Teutës, me shifrat 2-3 në stadiumin “Niko Dovana”. Gjatë ditëve të fundit, Magani ka kritikuar shumë lojtarët për paraqitjen në ndeshjen e fundit dhe pritet autokritik­a ndaj Korabit. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania