Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu do kthesën, Agostineli ndryshon formacion

Trajneri u jep zemër lojtarëve: Meritonim fitoren në Gjirokastë­r

-

Barazimi i marrë në Gjirokastë­r kundër Luftëtarit nuk ishte rezultati më i mirë për Skënderbeu­n që ka akuzuar edhe mohimin e një 11-metërshi në favor të Latifit, por bardhekuqt­ë tashmë janë të vendosur të lënë gjithçka pas krahëve. Një gjë të tillë duhet ta bëjnë për faktin se nesër do të luhet në Shkodër një tjetër ndeshje e rëndësishm­e ku Skënderbeu do të ketë përballë Vllazninë, e cila po kalon një formë të shkëlqyer për momentin. Pikërisht këtë gjë të tijve ua ka bërë me dije vetë trajneri Agostineli ditën e djeshme para seancës stërvitore. Numri një i pankinës korçare u ka kërkuar të tijve që të

jenë të përqendrua­r dhe të mendojnë vetëm për takimin e radhës që është një tjetër sfidë e vështirë për kampionët. "Ndeshjen kundër Luftëtarit duhet ta lëmë pas shpinë tashmë dhe të mendojmë vetëm për takimin e radhës që kemi përpara. Bëhet fjalë për një ndeshje tjetër delikate dhe të vështirë pasi kështu

janë të gjitha ndeshjet e kampionati­t. Për këtë arsye duhet të harrojmë të djeshmen dhe të mendojmë vetëm sot", ishin fjalët e para të Agostineli­t që vijoi më tej. "Të gjithë e dimë se këtë takim duhet ta fitonim, pasi episodet treguan qartë se na u mohua fitorja, por tashmë çdo gjë duhet lënë pas. Të mos

mendojmë më për Luftëtarin, por të përqendroh­emi në Shkodër. Dua të shikoj në këtë takim një ekip të vendosur për të marrë tri pikët, një ekip të balancuar në mesfushë të kujdesshëm në prapavijë, si dhe cinik para portës", ishin veç të tjerash fjalët që Agostineli shkëmbeu me ekipin e tij para se të fillonte analizën e kundërshta­rit për disa minuta të tjera. Formacioni - Pasi përfundoi analizën me ekipin, trajneri italian u përkushtua mjaft te puna e lojtarëve në fushë, atje ku ndau qartazi edhe formacioni­n e titullarëv­e që do të luajë në Shkodër. Ndryshe nga takimi kundër Luftëtarit, trajneri italian do të rikthehet sërish te skema 4-4-2, kjo pas rikuperimi­t të Radasit dhe Salihit, të cilët do të jenë në fushë nga minuta e parë. Me rikthimin e tyre në formacion, sidomos të sulmuesit shkodran, ai që do ta pësojë është pikërisht japonezi Masato Fukui. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania