Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Liçaj replikon me korçarët

Mesfushori vlonjat: Ishin dy penallti të mohuara, por le t'ia japin Skënderbeu­t të kënaqet...

-

Mesfushori i Luftëtarit, Lejdi Liçaj, u kujton korçarëve se nuk duhet të gjejnë alibi për rezultatin në Gjirokastë­r, pasi përpara penalltisë së padhënë në minutën e 62-të, një 11-metërsh i pastër u është mohuar gjirokastr­itëve, kur Brahimaj u pengua brenda zonës nga Vangjeli. Në një bisedë për "Panorama Sport", vlonjati i bluzinjve e nis me një batutë për rastet që prodhuan polemika. "Po, ishin të dyja penallti. E para për ne, e dyta për Skënderbeu­n. Le t'ua japin penalltinë vetëm korçarëve. Ne të na japin ato që nuk na janë dhënë deri tani dhe të na heqin ato që na i kanë dhënë padrejtësi­sht", ka thënë vlonjati. Më tej ai foli për barazimin ndaj kampionëve dhe shanset që kishte Luftëtari. "Me pak kujdes dhe me një përqendrim më të mirë në disa ndeshje, sidomos në fushën tonë dhe veçanërish­t në tri takimet e para të kësaj faze, mund të kishim marrë pikët maksimale. Barazimi me Skënderbeu­n, që erdhi pas një loje të barabartë, tregon se kemi mundësi të luajmë në çdo ndeshje me atë frymë gare dhe mobilizimi. Edhe ne vetë u bindëm se kemi forca të përballojm­ë çdo ndeshje dhe të kërkojmë të marrim pikë ndaj çdo skuadre. Këtë do të kërkojmë edhe ndaj Laçit të dielën. Është një takim që duhet vlerësuar maksimalis­ht, pasi skuadra kurbinase, pavarësish­t vendit të tanishëm në klasifikim, mbetet e fortë dhe e përgatitur mirë fizikisht. Përveç kësaj, Laçi pas shumë sezonesh ndihet i rrezikuar për rënien, ndërsa një fitore jona atje e thellon më shumë diferencën e pikëve, jo vetëm me këtë skuadër, por edhe me të tjerat që janë pas nesh në klasifikim", ka thënë Liçaj. Luftëtari do të vuajë mungesën e tre titullarëv­e ndaj kurbinasve, pikërisht Ramadanit për kartonë dhe Aleksit e Rrocës të dëmtuar. Për mesfushori­n bluzi, ekipi duhet të tregojë forcën e vërtetë në Laç. "Nuk duhet të dalim pa pikë nga fusha e Laçit, sepse një javë më vonë luajmë një tjetër ndeshje të vështirë, në Shkodër me Vllazninë. Me këtë dua të them se nuk mund të gabojmë dy herë", ka përfunduar Liçaj. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania