Panorama Sport (Albania)

Lushnja rikthen biletat

Klubi ndryshon vendimin pas 5 javësh, ndaj Turbinës mungon Mikel Canka

- ALBAN ALUSHI

Në 10 ndeshje: 7 fi tore dhe 3 baraz ime. Verdhejesh­ilët kanë 23 pikë nga 30 të mundshmet. Dhjetori servir edhe tre ndeshje. Duke iu referuar kalendarit, skuadra e teknikut Artan Bano i ka të gjitha mundësitë të jetë skuadra e 6-mujorit të dytë të vitit sa i përket futbollit të jugut. Një sezon kaq i mbarë nuk ishte parë prej vitesh në stadiumin "Roza Haxhiu". Për të filluar me sukses edhe dhjetorin, lushnjarët duhet të fitojnë sot ndaj Turbinës në shtëpinë e tyre. Në prag të sfidës me cërrikasit, një nga "veteranët" e verdhejesh­ilëve, Alban Byzhyti, shprehet: "Objektivi i skuadrës për këtë ndeshje është fitorja. Ne jemi të përgatitur për ta fituar këtë takim dhe kemi shumë besim se do t'i marrim tri pikët. Kundërshta­ri meriton të respektohe­t dhe ne do të japim maksimumin për ta mposhtur", është shprehur qendërmbro­jtësi lushnjar Byzhyti.

Mungesat - Në seancën e djeshme stërvitore ka munguar goleadori i skuadrës Mikel Canka që vuan një dëmtim muskular dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht. Sulmuesi 29-vjeçar do

të mungojë në ndeshjen e sotme. Nga ana tjetër te Lushnja rikthen mesfushorë­t Taullau pas dëmtimit dhe Alushi pas skualifiki­mit.

Biletat - Klubi lushnjar nëpërmjet sekretarit Olsi

Stambolliu ka konfirmuar se për ndeshjen e sotme hyrja nuk do të jetë e lirë, por me bileta. Në këtë mënyrë, në stadiumin "Roza Haxhiu" rikthehen biletat pas më shumë se pesë takimesh. Në takimet e mëparshme, hyrja ka qenë e lirë për të afruar sa më shumë tifozë në stadium. Për sa u përket çmimeve të biletave, ato janë të pandryshua­ra: 300 lekë për tribunën qendrore dhe 100 lekë për pjesën ballore. Atmosfera është shumë e mirë dhe kjo e pa në seancën e djeshme stërvitore, ku terreni ishte i rrethuar nga tifozët. Skuadra udhëheq bindshëm Grupin B dhe synon që në fund të kampionati­t të presë biletën për në elitë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania