Panorama Sport (Albania)

Apolonia shpartallo­n Kamzën, Demiraj shënon 31 pikë

-

Pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, dje u rikthye kampionati kombëtar i basketboll­it. Në ndeshjen hapëse të javës së 6-të të femrave, Apolonia mposhti 88-47 Kamza Basket në fushën e kësaj të fundit. Kamzaliet e nisin sfidën me fieraket duke shënuar dhe dy pikët e para me anë të Bakallit, por deri në fundin e periodës së parë nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se 8 pikë. Pas një serie barazimesh deri në pikën e 8-të, 2-2, 4-4, 6-6 dhe 8-8, më pas janë fieraket ato që shënojnë radhazi 11 pikë duke mbyllur periodën në favor 8- 19. Edhe në periodën e dytë janë fieraket që janë superiore. Skuadra mike është e saktë në finalizime, ku spikat Anxhela Demiraj, e cila shënon 13 pikë gjatë kësaj periode. Vendëset provojnë të rivalizojn­ë deri diku, por nuk ia arrijnë për shkak edhe të lojtareve me moshë të re. Jo pak herë gjuajtjet e tyre drejt koshit nuk arrijnë te tabela. Te kamzaliet, Fiona Oruçi shënon 6 pikë. Kështu perioda e dytë mbyllet 25-10 sërish për Apoloninë. Pjesa e dytë e takimit sjell shumë zëvendësim­e në radhët e të dyja skuadrave. Qëllimi i skuadrës së Kamzës ishte më shumë testimi i lojtareve, ku shumica janë të moshës 14-15 vjeç. Edhe Apolonia i përgjigjet me basketboll­istet e stolit. Edhe kjo periodë fitohet nga Apolonia 24- 10. Rezistenca e vajzave nga Kamza do të vijë në periodën e fundit, ku dallohet Nurçellari, Spahi, Bezati dhe pikëshënue­sja më e mirë, Oruçi. Te skuadra fierake spikasin, veç Demirajt dhe Romilda Hyskës, edhe të rejat Kica, Velias e Çuko. Kjo periodë ka qenë më e bukura, ku të gjitha aksionet kurorëzohe­n me pikë nga të dyja skuadrat. 1920 përfundon perioda e fundit e takimit dhe krejt ndeshja 47- 88 për Apoloninë. Pikëshënue­sja më e mirë e skuadrës fierake ishte Demiraj me 31 pikë, ndërsa për Kamzën, Oruçi me 23 pikë të realizuara. Pas takimit, Oruçi u shpreh: "E dinim se do ta kishim të vështirë takimin me Apoloninë për faktin se kjo skuadër ka lojtare me përvojë. Megjithatë, ne mundëm t'i rezistonim sidomos në periodën e fundit, ku edhe mund ta fitonim. Falënderoj profesorin tonë, Maksim Kristo, i cili ka arritur të krijojë një skuadër krejtësish­t të re dhe që shpresojmë të konsolidoh­emi edhe më tepër në vazhdim të kampionati­t. Gjithashtu përfitoj nga rasti të falënderoj prindërit, të cilët më kanë mbështetur vazhdimish­t, madje nuk mungojnë as në ndeshjet që ne zhvillojmë", u shpreh Oruçi. Abdulla Dushku

APOLONIA:

GJYQTARË:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania