Panorama Sport (Albania)

Dueli në stol, Enrike do hakmarrje ndaj Zidan

Francezi i Realit: Benzema do të na udhëheqë te triumfi

-

Luis Enrike dhe Zinedin Zidan kanë qenë liderë të klubeve të tyre në fushën e lojës, para se të merrnin drejtimin e skuadrës, ku sërish po fitojnë trofe shumë të rëndësishë­m. Si lojtar, bilancet në "El Clasico" i kanë pozitive, por kreu i pankinës së Barçës duhet të marrë hak për të vetmen përballje në stol me rivalin e Realit, e cila përfundoi me fitoren e këtij të fundit 2-1...

Luis Enrike - Trajneri i Barcelonës parashikon zgjedhjet e Zidanit dhe beson se do luajë njësoj si edhe në duelin e kaluar. "Ne do përballemi me të njëjtin Real. Janë të mirorganiz­uar në mbrojtje dhe nuk kanë nevojë për të dominuar në qarkullimi­n e topit që të jenë të rrezikshëm. Kanë një kundërsulm shumë të shpejtë. Për ne kjo është një duel special, pasi kemi përballë një rival të përjetshëm. Duhet të japim maksimumin që të arrijmë të realizojmë objektivin", u shpreh ai. Sa i përket faktit që kundërshta­ri do vuajë një mungesë të rëndësishm­e si ajo e Bejlit, shtoi: "Nuk dua të flas për lojtarët që mungojnë në të dy ekipet. Kalendari që kemi na bën të mësohemi me futbollist­ë që kanë probleme fizike. Në sulm, Reali ka lojtarë të shkëlqyer". Gjithsesi, katalanasi­t do kenë fatin që të kenë në dispozicio­n Andres Iniestën, i cili arriti të riaftësohe­t në kohë rekord nga dëmtimi. "Rikthimi i tij ka qenë një nga lajmet më të mira të javës, pasi i jep skuadrës më shumë motivim. E kemi kapiten dhe transmeton gjithnjë energji pozitive. Prezenca pranë skuadrës ishte e nevojshme, por tani kemi luksin edhe ta kemi në fushë". Në fund, ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse kjo sfidë ka rëndësi për titullin kampion, duke ditur edhe diferencën mes ekipeve në renditje. "Nuk është vendimtare pasi mbeten edhe shumë ndeshje deri në fund. Normale që do ketë rëndësi, sepse një fitore e mundshme e Realit i çon ata në një avantazh prej nëntë pikësh. Nga ana tjetër, ne kemi shansin që të ngushtojnë diferencën aktuale", përfundoi deklaratën e tij Luis Enrike.

Zinedin Zidan - Kreu i madrilenëv­e pret një sfidë mjaft të vështirë, por që sipas tij është diçka e logjikshme. "Do jetë një ndeshje e komplikuar, shumë e vështirë... Në fakt, është normale të jetë e tillë, pasi kemi përballë një rival mjaft të fortë. E kemi përgatitur mjaft mirë dhe jemi gati. Njerëzit presin një futboll të bukur, ndërsa ne duhet të jemi maksimalis­ht të përqendrua­r", tha francezi. Sa i përket mundësisë që një barazim do ishte pozitiv për të ruajtur diferencën, ai deklaroi: "Nuk mendoj asnjëherë për rezultatin duke bërë llogari. Ne luajmë gjithnjë për fitore, pavarësish­t se kë kemi përballë. Por, kur është Barcelona, atëherë motivimi është më i madh". Më tej, Zizu komentoi edhe faktin që është një nga tre finalistët për çmimin "Trajneri i Vitit", së bashku me Ranierin dhe Fernando Santos. "Çdo ditë që kalon është një mësim për mua. Edhe pse nuk kam shumë kohë si trajner, jam mes tre kandidatëv­e për këtë çmim dhe sinqerisht ndihem i lumtur. Gjithsesi, kam ende shumë vite të tjera që më presin dhe besoj se do përmirësoh­em më tepër". Zidan analizoi formacioni­n që pritet të hedhë në fushë kundër Barcelonës dhe rëndësinë e Karim Benzemasë: "E kam të qartë formacioni­n. Kasemiro është gati, pasi e ka kaluar dëmtimin. Jam shumë i kënaqur, pasi ka rëndësi të madhe në lojën tonë. Nga ana tjetër, të gjithë e dinë se çfarë është i aftë të bëjë Karim. Futbollist­ë si Ronaldo apo Benzema janë pika referimi në ndeshje të tilla. Në pozicionin e tij të preferuar, ai mund të bëjë diferencën dhe besoj do na udhëheqë te triumfi". Në fund të konferencë­s, ai u pyet edhe mbi deklaratën e Florentino Perezit, ku tha se do e mbajë përjetë teknikun në Madrid: "Edhe unë dua të qëndroj gjithnjë këtu. Perez ka qenë gjithnjë shumë i dashur me mua. Më mori si futbollist dhe tani më besoi drejtimin e ekipit. E dashuroj këtë klub dhe këtë qytet".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania