Panorama Sport (Albania)

NOTAT INTER

-

HANDANOVIÇ 6 - Pësoi tre gola, por evitoi 5-6 të tillë. Në portën e Interit mund të luante edhe Nojeri, por nuk do të bënte dot asgjë. Përpara tij është një shkretëtir­ë e madhe. D'AMBROZIO 5 - Te goli i dytë nuk komunikoi me Ranokian duke i hapur rrugën Hamishikut. MIRANDA 5 - Ishte pjesë e statujave të bukura që kishte vendosur dje Interi në mbrojtje. Nuk ishte më i dobëti i repartit, por "humbet" mes të tjerëve. RANOKIA 4,5 - Nuk bëri hapin para që të gjithë presin prej tij. Mbajti në lojë Kajehonin te goli i parë, ndërsa tek i dyti gaboi me Insinjen.

ANSALDI 5 - Gabimet e tij ishin të panumërta, por në golin e parë ra në sy markimi që i bëri Kajehonit. Bëri hapa prapa krahasuar me ndeshjen me Fiorentinë­n. KONDOGBIA 4 - Ishte emblema e një skuadre pa busull. Nuk bëri asgjë në sulm dhe pothuajse nuk ekzistonte për ekipin në fazën mbrojtëse (56' ZHOAO MARIO 5 - Aktivizimi i tij nuk ndryshoi ecurinë e takimit. I mungon personalit­eti).

BROZOVIÇ 5,5 - Ishte mes të paktëve që u munduan të "pickonin" mbrojtjen e Napolit, por harroi të ndihmonte ekipin në momentet që nuk ishte në zotërim të topit. KANDREVA 5 - Gaboi shumë harkime, ndërsa Reina i mohoi një gol të bërë ( 77' Rodrigo PALACIO pa notë).

BANEGA 5 - Arriti që të "ndizte" Ikardin në më shumë se një rast, por duhet që të bëjë edhe më shumë. Është shumë larg Everit që shkëlqente në Andaluzi ( 46' EDER 5 - U fut në fushë kur ndeshja ishte shënjuar). PERISIÇ 5 - Në fund, gaboi me portën e boshatisur duke i mohuar Interin golin e nderit. IKARDI 6 - Nuk ia doli që të mposhtte Reinën herë për fajin e vet, herë për zotësinë e portierit. Trajneri Stefano PIOLI 5 - Këmbënguli në dy zgjedhje që nuk e shpaguajnë kurrë. Aktivizimi i Kondogbias dhe Ranokias nuk ka më kuptim. Mbrojtja e tij çalon dhe duhet që të ndërtojë gjithçka nga e para.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania