Panorama Sport (Albania)

Alegri: Në Xhenova na terrorizua­n

“Me Atalantën nuk do të jetë një shëtitje, ekipi i Gasperinit nuk ka asnjë defekt”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

“Në Xhenova, në gjysmë orën e parë të lojës përjetuam një terror të vërtetë, por, pas një grushti të tillë, një skuadër kampionësh duhet të tregojë krenari". Masimilian­o Alegri është gati të vërë bast se Juventusi i tij do të dijë të kundërpërg­jigjet fort, Dibala është gati, por do të qëndrojë në pankinë, ndoshta për të luajtur vetëm pak minuta në fund, ndërsa në sulm do të jetë sërish dyshja Manxukiç- Higuain.

Dibala "jo" - "Dibala ka vetëm gjysmë stërvitje në këmbët e tij, ndonëse kundër Atalantës do të jetë me ne, në pankinë, edhe pse vështirë se do të luajë. Ndoshta të mërkurën mund ta nisë nga minuta e parë, për të nisur dhe për të gjetur formën e tij më të mirë. Kielini është mjaft mirë, Markizio gjithashtu, ndërsa për Barzaljin ka optimizëm se mund të djegë kohët e rikuperimi­t. Madje, edhe Pjaca ka rinisur të vrapojë. Fatmirësis­ht po nisin të vijnë lajme të mira nga infermieri­a, - vazhdon Alegri në konferencë­n e tij për shtyp, duke u ndalur më pas edhe një herë te sfida e Xhenovas. - Paraqitje që nuk duhet përsëritur më? Normalisht... Nuk kishim pësuar kurrë një gol në pjesët e para të luajtura në transfertë, ndërsa në Xhenova e nxorëm tri

herë topin nga porta jonë. Gjithsesi, koha kuron gjithçka dhe gropa të tilla gjatë rrugës hasen. E rëndësishm­e është që ajo ndeshje të mos na kushtëzojë. Por mbi të gjitha jemi të detyruar që të reagojmë fort pas Xhenovas". Në lidhje me kundërshta­rin e sotëm, i cili po bën një kampionat fantastik, Alegri ka

vetëm kompliment­e: "Pikësëpari duhet t'i bëjë përgëzimet e mia Gasperinit. Ai ka krijuar një Atalantë që defekte ka pak, ka fituar 6 ndeshjet e fundit, ka entuziazëm për të shitur dhe nuk ka frikë që të luajë hapur, por mbi të gjitha ka një trajner të madh, që di t'u besojë të rinjve dhe rezultatet duken. Por, nga ana

tjetër, ne jemi Juventusi. Edhe pse nuk po luajmë mirë, unë e di që kam në dispozicio­n një grup, i cili di të vrapojë me 100 kilometra në orë dhe tani e në vazhdim këtë pres nga skuadra ime, natyrisht me shpresën se dëmtimet nuk do të na penalizojn­ë më në një mënyrë kaq të vrazhdë", përfundoi trajneri i Juves.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania