Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet gjyqtarja seksi: Ja si po e ndalim dhunën në futbollin shqiptar

- BESAR BOZGO

Një flamur i ngritur dhe një gol i rreg ullt i anuluar. Më vonë, një penallti shumë e dyshimtë e padhënë. Asnjë kontestim, sharje apo ofendim. Nuk janë momente nga ndonjë ndeshje në Finlandë, Islandë apo Suedi. Mirë se vini në futbollin tjetër në Shqipëri! Në Përmet, Rrogozhinë, Ersekë apo edhe Koplik, FSHF po aplikon një nismë të re. Arbitre femra në Kategorinë e Dytë për të luftuar dhunën që në këto nivele "bën namin". Ortisa Abazi është një prej gjyqtareve femra të angazhuara në Kategorinë e Dytë gjatë këtij sezoni. Në një rrëfim ekskluziv për gazetën, ajo tregon gjithçka rreth kësaj nisme të re. Nga kompliment­et, te batutat dhe ngacmimet. Abazi nxjerr në pah edhe anën tjetër të saj. E apasionuar pas modelingut dhe fotove "sexy". Gjyqtarja vendos të rrëfejë gjithçka...

Si ju lindi dëshira që të bëheshit gjyqtare, aq më tepër në Shqipëri, ku dihet se çfarë terreni është dhe a kishte një person që ju shtyu drejt kësaj rruge?

Dëshira për t'u bërë arbitre nuk ka qenë asnjëherë në mendjen time. Megjithatë, pasioni për t'u marrë me sport ka ekzistuar tek unë dhe është edhe e trashëguar. Gjithçka nisi në ambientet ku stërvitesh­a çdo ditë për garat e atletikës. Rastësisht dëgjova që kërkonin vajza atlete të përgatitur­a fizikisht shumë mirë që të bëheshin arbitre, pasi futbolli i femrave kishte disa vite që ishte futur edhe në Shqipëri. M'u duk diçka interesant­e dhe mendova ta studioja deri diku. Në fillim m'u duk pak e vështirë sa u mësova me rregullat e lojës, pastaj më tërhiqte çdo ditë e më shumë. Drejt kësaj rruge nuk më ka shtyrë askush, ishte vetëm rastësi. Nuk i dija fare vështirësi­të që do hasja.

Po familja, si e priti vendimin tuaj për t'u bërë arbitre?

Familja nuk ndërhyn në asgjë që ka lidhje me sportin, për arsye se ata e dinë dëshirën e madhe që kam për të, pasi unë e kam të trashëguar edhe nga xhaxhai im, i cili ka qenë një ndër maratonist­ët më të mirë në Ballkan. Ai ka qenë tmerri i maratonist­ëve të tjerë, Servet Abazi.

E zgjodhët vetë rolin si anësore apo jua imponuan?

Nuk zgjodha të jem asistente, por duhet të bëhesh një anësore e mirë që, më pas, të jesh kryesore shumë e mirë.

Momenti më i bukur dhe ndeshja më e mirë që ju ka mbetur në mendje deri tani?

Momenti më i bukur është të marrësh akoma edhe më shumë përgjegjës­i gjatë lojës. Ndeshja më e mirë ka qenë kur arbitrova për herë të parë në Kategorinë e Dytë si asistente në sfidën Tirana- Vora disa javë më parë.

Ndeshja që do të donit të mos e kujtonit më?

Nuk kam ndonjë ndeshje që ta mbaj mend për keq. Zakonisht, në lojë ka kontestime nga lojtarë apo tifozë. Por, kjo nuk do të thotë se po shkon çdo gjë keq.

Si ju duket nisma e FSHFsë për të angazhuar arbitre femra në Kategorinë e Dytë?

Është një vendim shumë i mirë. Rëndësi ka që, pak nga pak, po kuptojmë edhe ne në Shqipëri që është thjesht një lojë dhe jo një fushë betejë.

Keni frikë nga kjo kategori kur dihet që dhuna në këto nivele është prezente thuajse çdo javë duke u bërë shumë shqetësues­e?

Ne si femra po punojmë çdo ditë e më shumë për të qenë korrekt sa më shumë në dhënien e çdo vendimi. Nuk më mungon dëshira aspak për të ecur përpara. Falë ndihmës që na jep FSHF, synimi ynë si femra është që të ecim përpara dhe të zbusim disi ashpërsinë dhe dhunën në këto kategori si e dyta dhe e treta. Mendoj se FSHF ka bërë një zgjedhje të mirë që ka futur edhe imazhin femër në futboll.

Cilat janë batutat më pikante që keni dëgjuar nga lojtarët apo tifozët?

Batutat janë të njëjtat pak a shumë. Na janë bërë të zakonshme dhe pjesë e lojës, ndërsa lojtarët janë të frenuar dhe goxha të rezervuar në ofendime. Në Rrogozhinë mbetën aq shumë të kënaqur nga unë duke më thënë: "je shumë fisnike". U pëlqeu prezenca e një femre në fushë. Gjithashtu, edhe në raste të tjera, më kompliment­ojnë. Ndihem mirë.

Ju bezdisin sharjet në kor në stadiume?

Kur dal në fushë, asnjëherë nuk shqetësohe­m për zhurmën që bëhet jashtë.

Idhulli juaj si arbitër në Shqipëri?

Nga arbitrat në Shqipëri nuk kam ndonjë të preferuar. Po në botë?

Në botë, Pierluixhi Kolina. Shkolla italiane ka nxjerrë si arbitra kryesorë, edhe asistentë.

Si u ndiet në ndeshjen e fundit në Përmet një javë më parë dhe cili është qyteti që ju ka bërë më shumë përshtypje për sa i përket sjelljes së tifozëve?

Për sa u përket qyteteve ku kam arbitruar, pak a shumë na kanë pritur shumë mirë. Na kanë parë me syrin e të qenit femër, si mua, po ashtu edhe koleget e mia. Disi më i veçantë ishte qyteti i Përmetit, ku në shenjë respekti më dhuruan një buqetë të madhe me lule. Ishte diçka shumë e veçantë.

E mendoni të martoheni me ndonjë lojtar apo trajner?

Nuk mendoj të martohem ndonjëherë me ndonjë lojtar (qesh). Pasi unë jam e martuar dhe nënë e dy fëmijëve të rritur. Unë jam 37 vjeçe, me dy djem të rritur, njërin 20 vjeç dhe tjetri 16.

Duke qenë se jeni e martuar, bashkëshor­ti bëhet xheloz për këtë profesion e rrethuar vetëm nga meshkuj?

Jo, asnjëherë. Madje, në ndeshjen e fundit në Përmet, ishte edhe ai që më shoqëroi. Zakonisht, në rrugë të largëta më shoqëron. Nuk më është bërë pengesë asnjëherë.

Keni pasur ndonjëherë ngacmime nga meshkuj gjyqtarë apo lojtarë ku dihet se në çfarë terreni mashkullor punon?

Jo, janë djem të shkëlqyer. Thjesht shprehin kompliment­et e tyre në lidhje me punën që bëj, stërvitjen që jam gjithmonë e papërtuar. Djem të mrekullues­hëm. Sinqerisht, asnjë nuk e ka kaluar cakun.

Pasionet tuaja në jetë përveç arbitrimit?

Dëshirë e madhe ka qenë modelingu, diçka që e kam pëlqyer jashtë mase. Kam pasur plot oferta për të ushtruar këtë profesion, por është e pamundur. Nuk kam aq shumë kohë për këtë profesion, edhe pse ka qenë ëndrra ime. Një pjesë të mirë të kohës ma zë atletika. Jam atlete me Teutën e Durrësit në disiplinën e vrapimeve të gjata, rezistencë. Jam kampione e disa garave për këtë vit. Mbaj trofeun e garave të 5000 mijë metrave në stadium.

 ??  ?? Emanuela Rusta është një tjetër anësore e angazhuar nga FSHF në ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Gjyqtarja anësore femër nga Elbasani është një tjetër e apasionuar pas këtij profesioni. Ajo, gjatë këtij kampionati, është angazhuar në disa takime....
Emanuela Rusta është një tjetër anësore e angazhuar nga FSHF në ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Gjyqtarja anësore femër nga Elbasani është një tjetër e apasionuar pas këtij profesioni. Ajo, gjatë këtij kampionati, është angazhuar në disa takime....
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania