Panorama Sport (Albania)

Vllaznia ndal kampionët, tension te Skënderbeu

Tifozët korçarë përplasen me Shehin, reagon kapiteni: Ja e vërteta

- ADMIR URUÇI

Skënderbeu nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e djeshme në "Loro Boriçi", përballë Vllaznisë duke konfirmuar edhe një herë tjetër momentin e vështirë që po kalon. Me një Salihi jo në ditët e tij më të mira, korçarët humbën edhe mundësinë për të kaluar në avantazh falë një penalltie të dyshimtë të dhënë nga kryesori Jorgji, ndërkohë që shkodranët pas një 45minutësh­i të parë të mirë, në të dytën u kujdesën më shumë për fazën mbrojtëse, duke u kënaqur edhe me një pikë. Me këtë barazim, kampionët i kanë dhënë një asist Kukësit, që të shkëputet në klasifikim në rast se fiton nesër në ndeshjen që do të luajë ndaj Partizanit.

Pjesa e parë - Me presionin e fitores së ndeshjes me çdo kusht, Skënderbeu hidhet në sulm që në minutat e para me Latifin në krah, që tregohet i rrezikshëm, edhe pse ka një mbulim të rreptë nga mbrojtësit kundërshta­rë. Megjithatë, rastin më të pastër për të shënuar në këtë start të takimit do ta ketë Pepa për Vllazninë, i cili, pasi merr një top të bukur nga mesfusha, del i vetëm përballë Shehit. Por, sulmuesi vonohet në gjuajtjen e tij dhe e dërgon topin mbi traversë, duke u hequr mundësinë kuqebluve që të kalojnë në avantazh. Loja në këto minuta është më e bukur për Vllazninë, ndërsa Skënderbeu­t i mungon grinta dhe aksionet e tyre thyhen që në mesfushë. Jashanica me kokë në të 20-tën dhe Radas, 10 minuta më vonë, me një goditje dënimi nuk arrijnë të mposhtin portierin Agoviç, i cili tregohet i saktë në momentet kur i kërkohet. Shkodranët janë më të qartë në lojën e tyre dhe Shtubina në minutën e 40-të bën gjithçka mirë në krah dhe hedh një top në zonën e korçarëve ku Shehi grushton dhe mbetet i shtrirë në tokë. Topi shkon te Bardulla, i cili me portën e boshatisur me të djathtën gjuan jashtë kuadratit. Por, rastet në këtë pjesë të parë nuk kanë të mbaruar, pasi në minutën e 42- të, Salihi kontrollon një top brenda zone dhe në duel me mbrojtësit kundërshta­rë rrëzohet. Jorgji akordon 11- metërsh, edhe pse shkodranët protestojn­ë. Nga pika e bardhë, Salihi tenton një "panenka", por Agoviç nuk lëviz nga qendra e portës dhe pret me lehtësi gjuajtjen e sulmuesit kundërshta­r.

Pjesa e dytë - Korçarët kërkojnë me çdo kusht fitoren dhe Agostineli hedh në fushë Xhejmsin në vend të Xhuniorit dhe loja e korçarëve ka më shumë ritëm në sulm, ndërsa Vllaznia mbrohet mirë dhe mundohet të shfrytëzoj­ë kundërsulm­in,

por pa qenë të rrezikshëm për portën e mbrojtur nga Shehi, i cili në këtë pjesë të lojës nuk do të ketë shumë punë. Gjithsesi, në minutën e 69-të të ndeshjes Radas kroson nga goditja e këndit dhe Salihi te pika e 11- metërshit realizon një

roveshatë, por topi është jashtë kuadratit. Megjithatë, sulmuesi shkodran, i cili luan për Skënderbeu­n, merr duartrokit­jet e tifozëve të Vllaznisë. Minutat kalojnë dhe korçarët kontrolloj­në takimin, megjithatë janë shumë larg portës së mbrojtur

nga Agoviç, i cili është në një ditë të mirë. Shkodranët pas minutës së 70-të mendojnë vetëm si ta mbajnë kundërshta­rin larg zonës së tyre duke larguar topa pa adresë dhe në fund të 90 minutave ia kanë dalë që të marrin një pikë.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania