Panorama Sport (Albania)

Lojtarët: Kërkoni largimin e trajnerit

ltrasit, të irrituar me Shehin, zbardhet debati me skuadrën

-

<ë te bardhekuqt­ë gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet, kjo ishte vënë re prej javësh tashmë që transmetoh­et edhe në fushë si pasojë e lojës jo të mirë. Por, pas takimit të djeshëm në Shkodër, ku Skënderbeu barazoi pa gola me Vllazninë, duket se ka arritur kulmi dhe ka pasur një përplasje mes tifozëve dhe lojtarëve. Në momentin kur këta të fundit po përshëndes­nin rreth 20 tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit ka nisur edhe sherri mes tyre. Tifozët u kanë kërkuar llogari futbollist­ëve për paraqitjen e dobët në takimin e djeshëm, por jo vetëm, pasi i kanë thënë madje se duhet të kërkojnë largimin e trajnerit, duke qenë se po rrezikohet titulli kampion. Në këtë moment, burime të sigurta të "Panorama Sport" bëjnë me dije se kapiteni i ekipit, Orges Shehi, u ka dhënë një përgjigje aspak dinjitoze ultrasve që kishin udhëtuar nga Korça, çka ka bërë që ata të shpërthejn­ë në ofendime në drejtim të kapitenit dhe lojtarëve të tjerë, që janë afruar dhe u kanë bërë me dije tifozëve që nëse nuk e duan trajnerin, të mblidhen dhe të kërkojnë largimin e tij. Duhet thënë se rreth 20 tifozë të Skënderbeu­t kishin sfiduar udhëtimin e gjatë dhe temperatur­at e ulëta për të mbështetur ekipin e tyre, madje kanë qenë shumë aktivë.

Debatet - Por debatet kanë vijuar edhe për zgjedhjet e trajnerit, madje ka pasur edhe kontestime ndaj Salihit për aktivizimi­n e tij, madje edhe për goditjen e 11metërshi­t. "Nuk duhet të lejohej Salihi të gjuante atë penallti, ka qenë i dyti që humb. Agostineli nuk duhet ta lejonte, pasi është shkodran mbi të gjitha", kanë qenë, veç të tjerash, hakërrimet e tifozëve ndaj lojtarëve bardhekuq duke i akuzuar se po tallen me fanellën dhe me klubin e Skënderbeu­t duke bërë paraqitje skandaloze në fushë. Por nuk mendohet se gjithçka do të mbyllet këtu, tifozët e Skënderbeu­t kanë njoftuar tashmë se po mendojnë seriozisht bojkotimin e ndeshjeve derisa lojtarët të reagojnë në fushë ose klubi të marrë masat e duhura duke hequr trajnerin italian, i cili drejton skuadrën që nga fillimi i sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania