Panorama Sport (Albania)

Shtubina tregon prapaskenë­n: I thamë Agoviçit të mos lëvizte

Kapiteni zbardh këshillën që i dha portierit

-

Kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, ka qenë një nga më të mirët në fushë në ndeshjen e djeshme ndaj Skënderbeu­t. Është parë shpeshherë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje duke bërë maksimumin e tij, ndërsa ka festuar me pjesën tjetër të ekipit pikën e rëndësishm­e që kuqeblutë kanë marrë. "Personalis­ht, po kaloj një formë të mirë, por nuk më takon mua të flas për objektivat e ekipit. Ndeshje pas ndeshjeje ne i marrim gjërat me radhë. Duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë punën", ka thënë Shtubina për "Supersport" pas ndeshjes. Ndërkohë që ai ka komentuar edhe faktin e skuadra e tij ka marrë rezultat pozitive ndaj ekipeve pretendent­e. "Kënaqesh kur sheh këto rezultate që kemi arritur me skuadra më të forta, edhe pse mundësitë janë për t'i fituar edhe këto ndeshje. Skuadra ka cilësi dhe në ndeshjen e fundit e kemi rregulluar disi edhe pjesën e lojës kur e kemi ne topin në zotërim. Kemi rregulluar disa gabime që kishim bërë më parë dhe këto pikë po i marrim me shumë kujdes e meritë", ka vazhduar Shtubina.

Këshilla - Në momentin që Hamdi Salihi mori topin në dorë për të goditur 11- metërshin e fituar po nga ai, Shtubina është parë që t'i flasë nga afër portierit Agoviç, i cili deri në ato momente kishte bërë një paraqitje të mirë. Në deklaratën e dhënë për "Panorama Sport", Shtubina, në lidhje me këtë temë, ka thënë: "Nuk isha vetëm unë, pasi së bashku me Bicin i kemi thënë portierit që të mos lëvizte nga vendi. Ndoshta ishte diçka instiktive nga të dy ne", ka përfunduar Shtubina. PortieriAg­oviç arriti të priste me lehtësi gjuajtjen e Salihit.

 ??  ?? Agoviç pret penalltinë e Salihit
Agoviç pret penalltinë e Salihit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania