Panorama Sport (Albania)

"Po shfrynin ndaj atyre që i kishin idhuj"

-

Orges Shehi, kapiteni i Skënderbeu­t, në një intervistë për "Panorama Sport" ka sqaruar bisedën që ka pasur me tifozët në përfundim të ndeshjes ndaj Vllaznisë dhe atë që nuk shkon në skuadër. Orges, u duk se kishit një debat me tifozët në përfundim të ndeshjes ndaj Vllaznisë. Çfarë ndodhi?

Shkova pranë tyre, pasi ata po shfrynin dufin kundër disa lojtarëve të ekipit tonë dhe trajnerit. Shkova dhe i thashë që të qetësohesh­in, pasi edhe ne donim që të fitonim njësoj si ata. Nuk është normale që të flasin kundër disa individëve që deri dje mbanin peshë. Me mua personalis­ht tifozët nuk kanë asgjë. Nuk është mirë që të veprohet kështu.

Çfarë nuk ju ka pëlqyer nga sjellja e tifozëve?

Po realisht nuk më pëlqeu që dëgjoja jo hiqe filan lojtar, jo u tall me ne e gjëra të tjera trajnerin. Pakënaqësi mund të ketë, por jo deri në atë masë sa të shajnë dikë që deri dje ishte idhull.

Përse mendoni se nuk po funksionon Skënderbeu? Nuk po shfaqemi aty ku duhet dhe nderimi i trajnerit ka pasur pjesën e tij, pasi është mënyrë tjetër e lojës. Por të rëndësishm­e janë rezultatet. Po ashtu kemi marrë lojtarë të rinj. Janë mësuar me një skuadër që dominon me lojë dhe me pikë, të cilat i kemi. Është çaluar pak në lojë, por besoj se gjërat do të ndryshojnë. Ndoshta na duhen edhe përforcime. Po ashtu lojtarët që kanë ardhur me përjashtim të Micit, nuk kanë dhënë ende 100-përqindësh­in e tyre, pasi nuk po përshtaten shumë.

Trajneri është kritikuar shumë kohët e fundit... Nuk mendoj se i duhet hedhur i gjithë faji trajnerit. Është një situatë ku jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Nuk ka faj vetëm trajneri, pasi edhe lojtarët nuk janë në performanc­ën e tyre më të mirë. E di që kur nuk shkon diçka të gjithë përplasen te trajneri. Por kur duam "të heqim vetullat, nxjerrim sytë", thotë një fjalë. Jemi të gjithë fajtorë që nuk po luhet me rendiment të lartë, edhe pse pikët i kemi. Po gjykohet shumë Skënderbeu, si të jetë në vend të fundit, por jemi në vend të parë. A. Halili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania