Panorama Sport (Albania)

Teuta, dopio Magani për ringjallje­n

Korabit s’i mjafton as mbështetja e tifozëve në “Zeqir Ymeri”

- OLSI TUJANI

Teuta ndodhet në pozi ta mjaft të vështira, por trepikëshi i arritur përballë Korabit merr vlera të dyfishta duke qenë se ishte një sfidë “direkte”. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”, durrsakët ia kanë dalë që të marrin maksimumin. Sulmuesi Magani ka shpëtuar pozitat e skuadrës së tij dhe të të atit, i cili ka marrë përsipër shpëtimin e durrsakëve nga kjo pozitë aktuale që ndodhen. Një aksion model nga e majta i Mustës, që kroson perfekt në qendër ku Magani godet me kokë për të shënuar golin e vetëm të takimit. Korabi ka prodhuar shumë raste për shënim, por mungesa e saktësisë në finalizim ka bërë që sfida të vendoset nga Magani (JR).

Pjesa e parë - Vendasit e nisin vrullshëm, në kërkim të vendosjes së diktatit. Aksione të rrjedhshme dhe të shpejta, mirëpo skuadra e teknikut peqinas është vendosur mjaft mirë në fushë. Disa tentativa të vendasve në kërkim të golit, por pa rezultat. Korabit i mungon saktësia në finalizimi­n e aksioneve. Nga ana tjetër, durrsakët janë më cinikë. Trajneri Magani udhëzon të tijtë që të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që kryejnë dhe kjo jep rezultat. Në minutën e 11-të, Musta shpërthen fuqishëm nga e majta, kroson drejt qendrës ku Magani koordinohe­t në mënyrë perfekte dhe e dërgon topin në cepin e kuadratit, ku Vujadinovi­ç e ka të pamundur për ta mbërritur. Gol i shpejtë që do të pasohet nga një dëshirë e madhe e vendasve për të vendosur ekuilibrat e takimit, mirëpo pa sukses. Loja zhvillohet kryesisht në mesin e fushës, ndërkohë që Korabi tenton të vërë në vështirësi durrsakët me kundërsulm.

Pjesa e dytë - Në fraksionin e dytë të lojës, Korabi është akoma edhe më kërkues. Trajneri Haxhiu ka dhënë udhëzimet e duhura për të tijtë, që shfaqen disa herë në zonën e Teutës, mirëpo mungon finalizimi i duhur. Teuta ka një vendosje të kujdesshme në prapavijë dhe kërkon që të administro­jë rezultatin, por kjo nuk e spraps në fushë. Tekniku peqinas u kërkon të tijve që të ushtrojnë gjithmonë presion gjatë gjithë kohës për të detyruar lojtarët e Korabit të gabojnë. Nga ana tjetër, Korabi sulmon vazhdimish­t, por në kuadratin e Moçkës mungon një rrezik i pastër. Sebino Plaku mund të kishte shtangur

durrsakët në minutën e parë të shtesës, nëse edhe goditja do të ishte në të njëjtën linjë saktësie sa ndalimi i topit dhe driblimi. Në fund, trepikëshi i shkon Teutës që ka fituar derbin e mbijetesës, falë… dopio Maganit. Njëri në pankinë me udhëzimet

dhe përgatitje­n e skuadrës dhe tjetri në fushë me instinktin e goleadorit kanë bërë që Teuta të fitojë me një nga kundërshta­rët direkt në sigurimin e mbijetesës dhe të ngjiten në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Korabi mbyll klasifikim­in me gjashtë.

 ??  ?? Moment nga ndeshja mes Korabit dhe Teutës
Moment nga ndeshja mes Korabit dhe Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania