Panorama Sport (Albania)

Artur Magani: Fitorja ishte detyrim, do ngjitemi në tabelë

Autori i golit: Teuta nuk do të mjaftohet me kaq

-

Autori i golit të vetëm, por që i dha tri pikë ekipit të Teutës, Artur Magani, pas përfundimi­t të takimit, për “Panorama Sport” shprehet se kjo ishte një fitore, e cila duhej me patjetër. Sipas sulmuesit peqinas, trepikëshi ishte detyrim në këtë përballje. Në prononcimi­n e tij, ai tregon edhe dedikimin që ka për golin e dytë personal këtë sezon në Kategorinë Superiore. “Fitorja e sotme (dje) ndaj Korabit ishte detyrë për ne, pasi ishim përgatitur për të marrë tri pikë me çdo kusht. Kemi luajtur vetëm për të marrë maksimumin në këtë sfidë, pa menduar për asgjë tjetër që nuk kishte të bënte me mbarëvajtj­en e takimit. E kishim vlerësuar maksimalis­ht këtë përballje pasi edhe skuadra e Korabit, pavarësish­t ecurisë jo të mirë, ka elementë shumë cilësorë në përbërje. E rëndësishm­e është që ndeshjen e interpretu­am siç duhet dhe arritëm të dalim nga Kukësi me tri pikë. Gjithsesi, kjo fitore nuk mjafton për objektivat tona dhe duhet të na shërbejë për të vijuar me rezultate pozitive në javët e ardhshme. Kam besim të plotë se do ia dalim dhe se skuadra do të fillojë të ngjitet në tabelë nga java në javë. Golin tim pa dyshim që ia dedikoj të gjithë ekipit, pasi nuk e shënoi vetëm Magani, por e gjithë skuadra. Për këtë arsye falënderoj shokët për fitoren e arritur dhe uroj që të jetë një ndër shumë të tilla që do të arrijmë deri në përfundim të sezonit”, ka deklaruar Artur Magani për “Panorama Sport”. Ai nuk u la në fushë përgjatë gjithë takimit nga trajneri, pasi edhe vetë mënyra e lojës së Teutës, me kalimin e minutave, përqendroh­ej te kundërsulm­et dhe nuk ishte lojë me sulme të shumta në zonën e Korabit. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania