Panorama Sport (Albania)

Barazim mes polemikave në Laç

Gjirokastr­itët luajnë për 45' me dhjetë lojtarë, shënohet edhe një gol “fantazmë”

- GENTJAN ALINANI

Dukej si një histori e parë disa herë ajo që ndodhi në ndeshjen Laçi-Luftëtari, e cila përfundoi 2-2: për mënyrën se si shkuan gjërat në ndeshjen e fazës së parë dhe për mënyrën se si rrjedhin ndeshjet e gjirokastr­itëve. Minutat e fundit rezultojnë edhe një herë vendimtare për të dyja skuadrat. Në fazën e parë iu buzëqeshën gjirokastr­itëve, ndërsa këtë herë kurbinasve. Barazim spektakola­r në Laç, në një ndeshje që kishte gjithçka brenda saj: gola, raste, kartonë të kuq, diskutime dhe raste për moviolë. Miqtë gjirokastr­itë e panë veten në epërsi 02 pas nëntë minutash, por pas 90 minutash ishin 2- 2. Kjo, falë karakterit të Laçit dhe shpërdorim­it të shumë rasteve. Dopieta e Akuinjos zhvlerësoi dy golat e shënuar nga Bojom dhe Bregu.

Luftëtari, "zjarr" - As gjirokastr­itët ndoshta nuk e kishin menduar një nisje kaq spektakola­re të ndeshjes. Pas dhjetë minutash lojë e shohin veten në epërsinë e dy golave. Fillimisht shënoi Bojom një supergol, pas një krosimi në zonë duke u koordinuar në mënyrë perfekte. Më vonë, Bregu dyfishoi rezultatin dhe kjo ishte paralajmër­im për një ndeshje të zjarrtë dhe spektakola­re. Pritshmëri­të u përmbushën të gjitha.

Akuinjo zgjon Laçin - Pas dy golave të shënuar, gjirokastr­itët tërhiqen dhe mendojnë për të mbrojtur rezultatin. Nga ana tjetër, ekipi vendës fillon të hidhet në kërkim të golit të parë që do të rihapte ndeshjen. Laçi filloi të krijonte epërsi në fushë. Ndërkohë ekipi i Milinkoviç u mundua të aplikonte kundërsulm­et, por nuk rezultuan shumë efikase. Luftëtari shpërdoron shumë raste me Rexhinaldo­n dhe Bregun, ndërsa Laçi kthehet në lojë me golin e Akuinjos. Braziliani përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe me kokë kalon portierin. Topi largohet pa e prekur rrjetën dhe lojtarët e Luftëtarit protestojn­ë.

Beqiri, me të kuq - Fundi i pjesës së parë rezulton fatal për Luftëtarin, pasi kapiteni Beqiri largohet me karton të kuq nga arbitri Alla. Më parë ai kishte marrë një të verdhë dhe në ndërhyrjen e parë u ndëshkua me karton të kuq. Kjo gjë i ndërlikoi punët e trajnerit Milinkoviç, ndërsa më parë Alla kishte toleruar një bërryl ndaj sulmuesit Rexhinaldo. Në fundin e ndeshjes barazohen lojtarët, pasi Lipi merr karton të kuq.

Shpërdorim­e dhe gol - Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm si e para, ku Laçi provonte të shënonte, ndërsa Luftëtari krijoi 3 raste të pastra për të shënuar golin vendimtar. Bregu gabon përballë Selmanit, i cili bën një pritje të mrekullues­hme. Kurbinasit nuk u dorëzuan në asnjë moment dhe përfituan nga superiorit­eti numerik për të krijuar volum. Lushkja dhe Akuinjo iu afruan shumë golit, por pa arritur t'ia dilnin. Ishte pikërisht braziliani që vendos baraspeshë­n në minutën e 90-të falë një goli që erdhi nga një tjetër goditje standarde. Me këtë barazim, diferenca mes Luftëtarit dhe Laçit mbetet katër pikë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania