Panorama Sport (Albania)

Vajza e Halilit, kundër Partizanit për stadiumin

Demi: Refiku është dakord, por ka hallin e fansave

-

në vendimmarr­jet e tij. Ndaj, duke e parë si biznes, tifozëria jonë është një nga prioritete­t tona. Megjithatë, unë nuk e di se ç’vendim do të marrë babai, sepse nuk e di qëndrimin e tij për këtë pjesë.

Marina: A mund të marrë një vendim kundër vullnetit të tifozëve ai?

Goldi Halili: Nuk besoj. Unë nuk do të doja.

Ndërhyn Demi...: Më pëlqen vajza, flet shumë bukur dhe shumë qartë. Por edhe unë si babai i tri gocave, po ju them se duhet të zbusim marrëdhëni­et mes dy palëve. Me tifozët e Kukësit nuk kemi asnjë incident, apo edhe me të tjerët. Tifozët e Partizanit dhe Tiranës, si një qytetari i vjetër e Tiranës, nuk ka pse të jenë në këto forma. Tani, sa për ta informuar gocën, sepse edhe kjo ka të drejtën e vet, isha me babanë e saj dhe pimë nga një kafe edhe i them: “ore, ka thënë drejtori se mund të luhet aty”... dhe ai m’u përgjigj: “për mua nuk ka problem”. Të nesërmen kemi folur dhe pashë që kishte shqetësimi­n e tifozëve. Tani unë nuk mund ta gjykoj nëse ka apo jo të drejtë. Tifozët, familja e këtyre e di vetë se si e ka punën me tifozët, por kjo për një vajzë të re dhe për vajzat e mia nuk është e mirë që tifozëria të pyetet kaq shumë kur janë dy skuadra, të cilat ndër vite kanë luajtur bashkë me njëra-tjetrën dhe të mos gjendet një mirëkuptim. Është e turpshme që ka luajtur Peshkopia (Korabi) atje, jo se kam gjë me ta, ndërkohë që Partizani nuk ka stadium. Nuk është faji i Partizanit që nuk ka stadium. Është faji i mënyrës se si organizohe­t futbolli shqiptar, duke futur këtu edhe politikën, por edhe federatën. Ne si klub nuk jemi ngacmues, se po të ishim marrë me ngacmime, do kishim luajtur që ditën e parë në stadiumin “Dinamo” (Selman Stërmasi), sepse ai stadium është një aset jo i Tiranës, por i mbarë qytetarëve të Tiranës. Unë nuk dua të futem në kësi situatash.

Manushi: Zoti Demi, sot (dje) jemi zgjuar në mëngjes me letrën që i kishit dërguar FSHFsë ku i kërkoni pikët në tavolinë...

Demi: Po gaboheni... Unë nuk jam jurist, sepse këto gjëra në fakt i bën administra­ta ime. Nuk jam as në dijeni se çfarë kanë bërë...

Manushi: Por, gjithsesi, ata ju përfaqësoj­në juve...

Demi: Po, more po, ata më përfaqësoj­në mua, sepse deri sa punojnë aty kanë miratimin tim. U kam thënë vetëm të veprojnë sipas rregullave. Edhe unë jam me moton e kësaj vajzës (Goldit), së cilës Halili i ka thënë ndiq vetëm të drejtën. Edhe unë mendoj se e drejta triumfon. E kam parimin tim...

Manushi: Gjici, çfarë do të thotë të kryesosh kampionati­n, çfarë përgjegjës­ie është kjo?

Gjici: Nuk ka problem se kampionati është i gjatë dhe ndeshjet vazhdojnë. Është mirë të jesh në vend të parë, por kampionati është i gjatë dhe ka shumë ndeshje. Ka shumë konkurrenc­ë. Besoj se do t’ia dal me sukses deri në fund.

Manushi: Ku do të luhet ndeshja Partizani-Kukësi?

Gjici: Atë mund të pyesni zotin Demi, sepse ai është pritësi këtë radhë.

Demi: Më duket se është shtyrë një ditë, do luhet të martën. Manushi: Po, por ku? Demi: Tani këtë “ku”, ne, vetëm Elbasanin kemi të sigurt. Kanë shprehur një dëshirë ata, por nesër do ta shohim... të hënën merret vesh. Por, deri tani, vetëm Elbasani është i sigurt.

Manushi: Po a ka shanse të luhet në kryeqytet?

Demi: Po normalisht që ka shanse, sepse ai është stadium i kryeqyteti­t... Ne si Partizan nuk kemi qenë problemati­kë. Ishte dëshira e drejtuesve të Tiranës që u hap kjo temë.. Pra, ata thanë “pse nuk vini t’i luani ndeshjet aty?”. Ne nuk e kishim në plan fare. Bëhej fjalë për ndeshjen me Kukësin, por edhe për një ndeshje të rinjsh, Partizani- Tirana. Po bëhen biseda, tani të shohim.

Marina: Edhe një pyetje tjetër, a është e vërtetë që keni kërkuar t’i hiqet licenca stadiumit “Selman Stërmasi”?

Demi: Sot (dje) po e dëgjoj këtë... Po të ishim marrë me ngacmime, që ditën e parë të kampionati­t do të kishim luajtur në stadiumin “Dinamo”, se ai stadium nuk është aset i Tiranës, por i mbarë qytetarëve të Tiranës. Unë nuk doja të futesha në atë linjë se dukem sikur po kundërshto­j vajzën. Por do të ishte shumë e thjeshtë të futeshim se kontrata bëhen dhe zhbëhen në Shqipëri, pasi nganjëherë bëhen mirë nganjëherë keq, pasi e dimë se jemi biznesmenë, është edhe Safeti këtu. Kjo është një gjë e pandershme për Partizanin. Por ne jemi një ekip, që ndjek edhe karakterin tim, që të mos ankohemi. Keni dyshuar ndonjëherë që të ankohemi që i bëjmë ndeshjet jashtë, jo. Paguajmë këstin e lekëve sa thotë federata dhe luajmë ndeshjen tonë në një qytet tjetër. Por ama për qytetin, nuk po e them për vete, por për qytetin ku hyjnë tifozët e Partizanit, të Tiranës, tifozët e Kukësit, Peshkopisë dhe Dinamos, pasi Tirana nga 200 mijë banorë është bërë 1 milion tani, për mua është meskine dhe e turpshme. Nuk është faji i Tiranës, prandaj e futa edhe politikën këtu.

Manushi: Zoti Gjici, keni gjë për të thënë?

Gjici: Siç e njoh edhe unë Ridi është një njeri me bonsens, për aq sa e njohim prej vitesh në futboll. Por tifozëria e Tiranës duhet të kuptohet me tifozërinë e Partizanit, kanë problemet e tyre me njëritjetr­in, por nuk mendoj kështu në aspektin e biznesit. Tifozët e Tiranës duhet ta kuptojnë se edhe kur të luajë Partizani apo çdo ekip tjetër është një e ardhur plus për klubin. Normalisht ndihmohet klubi, presidenti dhe financat. Nuk besoj se tifozët e Tiranës e kanë shumë drejt këtë gjë, që thonë të mos luajë Partizani në stadium “Selman Stërmasi ” , pasi për mua është një minus i madh për financat e klubit. Gjithsesi, është mendimi i tyre, por në aspektin e biznesit unë nuk e shikoj si ndihmesë për klubin.

Manushi: Zoti Demi, sipas një shkrimi të Sinematit, thuhet se Partizanit nuk i fiken dritat me federatën...

Demi: Për të qenë serioz me këtë pikë, unë nuk jam administra­tor që shikoj çdo gjë. Kur luajmë ndeshje ndërkombët­are vijnë rregulla e udhëzime. Mes tyre bën pjesë edhe federata jonë. Çfarë është federata. Federata është një rregullato­r mes ndërkombët­arëve dhe ne që zhvillojmë sportin në vend. Nuk është se kemi ndonjë federatë të fortë, çfarë lekësh vijnë nga andej ajo na i shpërndan ne me format e saj. E ka bërë mirë apo e ka bërë keq, i gjen me kohë. Puna e dritave të derbit është mosorganiz­im, pasi të huajt nga kërkojnë linjën e dytë, gjenerator­in, bëjnë provën etj., etj. Kështu duhet të jetë edhe në sportin shqiptar. Duke u nisur nga eksperienc­a ndërkombët­are, pas ndeshjes derbi, kërkova fitoren në tavolinë. Nga ajo eksperienc­ë u nisa unë, jo se i di ligjet. Kam vënë juristët për të ndjekur atë çështje.

Gjici: Gjersa rregullorj­a e federatës e ka përcaktuar qartë, çka e kemi kaluar sa herë jemi mbledhur në asamble, ku thotë se kur ndërpriten dritat për faktorë të jashtëm, ndeshja e ndërprerë dhe nis atu ku u la. Pra, do të thotë se gjërat janë brenda rregullore­s. Por ajo që thotë zoti Demi, që nëse do të kishte pasur një gjenerator, ashtu siç na e kërkojnë kur bëjmë ndeshje ndërkombët­are, ata kërkojnë linja të dyta, ku hyn edhe gjenerator­i. Kur bëhet ndërprerja e energjisë, përmes operatorit përkatës, hyn në punë linja e dytë. Por duhet ta kuptojmë se ne jemi klube shqiptare dhe nuk i kemi dy linja, nuk kemi kapacitete financiare kaq të mëdha. Vërtet Tirana ka stadiumin dhe zoti Demi nuk e ka stadiumin. Ne kemi stadiumin, por nuk kemi dritat.

DEBATI PËR FONDIN E SOLIDARITE­TIT

Gjici: Neve sivjet na ka ardhur email nga UEFA, këtë gjë ia thashë zotit Demi këtu, dhe jemi interesuar te federata dhe na i kanë kaluar kohët e fundit. Pastaj do të na kërkojnë edhe projektet se si do t ’ i menaxhojmë këto fonde.

Demi: Këtë unë e diskutova me zotin Gjici dhe paska një jurist më të zotin dhe ia paska dërguar UEFA. Por klubit Partizani nuk i ka ardhur asnjë email i tillë.

Gjici: Edhe klubit të Tiranës ia ka dërguar UEFA email-in. Paralelish­t ata ia nisin federatës dhe klubeve.

Demi: Neve nuk na ka ardhur asnjë email. Nuk ka nevojë asnjëri prej nesh për avokatura. Edhe unë do t’u kërkoj të mive që të lidhen me UEFA-n direkt. Ndonëse ne kemi komunikim direkt me ata, pasi këtë korrespond­encë e patëm edhe ne sezonin e fundit sa i përket pjesëmarrj­es në Kupat e Europës në verë. Pjesëmarrj­en në Champions nuk na e konfirmoi federata, por UEFA, pasi na njoftuan për transferim­in nga Liga e Europës në Champions. Për sa i përket Fondit të Solidarite­tit, që të jem korrekt, unë e kam marrë vesh nga gazeta. Por, pas publikimit të lajmit në gazetë, të nesërmen federata na ka nisur një email. Pra, për Fondin e Solidarite­tit unë e kam marrë vesh nga gazeta.

Gjici: Gazeta e ka marrë vesh më prapa dhe email-et janë në zyrë se kur kanë ardhur. Edhe Tiranës i ka ardhur po kështu, me sa kam marrë vesh.

Demi: Sot (dje) pyeta përsëri juristin tim, që e kam edhe si sekretar të përgjithsh­ëm, që të jem i sigurt për çështjen, sepse doja një përgjigje administra­tive, pasi vetë nga gazeta e kam marrë vesh. I thashë se mos kishte ardhur ndonjë email, siç i ka mbërritur Kukësit. “Jo, - shef,- m’u përgjigj, absolutish­t asgjë nuk ka mbërritur. Ma nisi edhe me mesazh”.

Gjici: Po duket sikur po zbulohet ndonjë gjë e madhe ndër vite. Por, në një mënyrë apo një tjetër, të gjitha klubet kanë marrë fonde nga federata, sigurisht fonde të dhënë nga UEFA, pasi federata nuk ka fonde për ne.

Demi - Safeti është më i vjet dhe e di më mirë. Por unë flas për Partizanin dhe zero është shifra e përfituar.

Gjici - Kukësi ka marrë fonde për fushën para 6 viteve...

Demi: Janë investime ato. Gjici: Këto fonde çdo klub i dërgon kërkesë me shkrim dhe federata i sqaron ato. Ata janë të detyruar të kthejnë përgjigje dhe të sqarojnë për të gjitha fondet që jepen nga UEFA, qoftë për investimet. Ne kemi një bilanc shumë të madh dhe duhet t’i lexojmë ato. Federata na i dërgon një muaj para, ku janë të parashikua­ra të gjitha investimet dhe sasitë e parave. Ekspertët dhe financierë­t e klubit e shikojnë, pastaj ne shkojmë e japim votën në asamble. E kemi dhënë të gjithë votën, edhe zoti Demi gjithashtu.

Demi: Unë nuk e kam lexuar asnjëherë, madje e kam marrë kur kam shkuar aty në tavolinë. Do t’i shajë ata të mitë për këtë. Safet, ti ke eksperienc­ë më të madhe se unë, por federata nuk ka nevojë për avokati.

Gjici: Avokati nuk kam pse i bëj federatës dhe as ty, unë them realitetin. Realiteti është ky që zoti Demi me stafin e tij kërkon të sqarohet me situatën. Ne çdo vit para asamblesë na vjen një dosje. Ne nuk jemi profesioni­stë, por eksperti dhe financieri mund t’i shikojë ato dhe i bëjnë relacion presidenti­t. Për përfitimet ndër vite duhet parë më konkretish­t, pasi e kemi një llogari përmes federatës dhe financierë­t tanë shkojnë çdo muaj e bëjnë rakordimet.

Gaz Demi: Në klubin e Partizanit në këto tri vite nuk kemi pasur asnjë fond të tillë nga UEFA. Nuk duhet të ngatërrojm­ë Fondin e Solidar-

 ??  ?? Demi, Halili dhe Gjici dje në “Procesi Sportiv”
Demi, Halili dhe Gjici dje në “Procesi Sportiv”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania