Panorama Sport (Albania)

Demi bind Gjicin për Fondin e UEFA-s

Safeti: Koha për titullin, Partizani s'ka lojtarë të hairit

-

është vetëm për brezat e rinj dhe si ne, apo ashtu edhe zoti Safet kanë skuadra të rinjsh, të cilat gjithashtu kanë shpenzime ekstra.

Gëzim Sinemati: Zoti Demi thotë që federata është e varfër, por nuk më duket edhe aq e varfër. Ajo e paguan trajnerin e Kombëtares 40 mijë euro... ka fryrë organikën, bën shpenzime marramendë­se me Kombëtaren, por klubet nuk guxojnë të hyjnë në këto gjëra, sepse duket sikur po fusin hundët në punët e federatës.

Gaz Demi: Shiko, nëse është punë guximi, unë po të them federatë e varfër ngaqë edhe Shqipëria është e varfër... DERBI I FUNDIT

Manushi: Demi, si e patë skuadrën tuaj në aspektin sportiv?

Demi: Tirana e filloi shumë më mirë sesa ne, por pas rreth 320 minutash sikur u stabilizua dhe në pjesën e dytë u duk sikur e morëm pak përpara. Mendoj se ishte një ndeshje deri-diku e barabartë. Marina: Goldi?

Goldi Halili: Edhe unë ndaj po të njëjtin mendim. E ndoqa ritransmet­im dhe mendoj që u dominua nga ne në pjesën e parë dhe në të dytën, pati rivalitet siç ka gjithmonë mes dy skuadrave kundërshta­re dhe bindëse, siç janë Partizani dhe Tirana.

Marina: derbin?

Gjici: Po. Ne i shohim ndeshjet sepse kuptohet që me Partizanin do të luajmë pas derbit, por ashtu siç tha edhe Demi apo Goldi. Në pjesën e parë Tirana ishte shumë më mirë. Madje, humbi disa raste për gol. Ndërsa në pjesën e dytë, dominoi totalisht Partizani. Natyrisht “Bobi”, siç e quajmë ne Starovën, nuk guxon për të fituar ndeshjen, pasi besoj që po të kishte bërë diçka të tillë, edhe mund ta fitonte ndeshjen.

Manushi: Dita e dytë sikur ishte në favor të Partizanit?

Gjici: Po të vazhdonte ndeshja aty për aty, nuk e di si do të dilte dhe mbase mund të kishte fituar edhe Partizani, sepse po luante më mirë në pjesën e dytë. Por, ajo ndërprerje që la vetëm 27 minuta lojë për të luajtur, nuk mjafton, pasi ekipet duan kohë që të nxehen. Mendoj që po t’i llogarisës­h të gjithë faktorët, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Por në derbi mungon goli, janë pa spektakël.

Manushi: Demi, a është e vërtetë që pas pjesës së parë u jeni drejtuar lojtarëve: “Çfarë po prisni? Pse jeni kaq të frikësuar? ” A keni qenë i pakënaqur

Gjici, a e ndoqët me lojtarët tuaj?

Demi: Mund të kem folur me ata lojtarët aty, por nuk shkoj asnjëherë në dhoma.

Manushi: Goldi, kur do të vijë dita që të kemi presidente femra në futbollin shqiptar?

Goldi Halili: Unë edhe në fillim të transmetim­it ju pyeta juve se përse keni vetëm një femër të ftuar në emisionin tuaj, sepse ne ndihemi jo të përfaqësua­ra ashtu siç duhet. Ju nuk më kthyet një përgjigje konkrete dhe unë nuk di t’ju kthej një përgjigje nëse dimë ta bëjmë më mirë ose disi më bindshëm.

Gjici: Ndoshta e bëjnë këto më mirë sesa ne.

Demi: Patjetër! Brezat e ri më mirë do ta bëjnë.

Marina: Goldi, po të ishit presidente, çfarë do të bënit menjëherë dhe ndryshe?

Goldi Halili: Mendoj, atë që po bën babai im në këto momente. Ne po rindërtojm­ë hierarkinë e klubit dhe po fokusohemi shumë tek akademia e të rinjve, pasi ata janë e ardhmja. PARTIZANI-KUKËSI...

Gjici: Kukësi deri sot nuk ka humbur. Me Partizanin do të jetë një ndeshje e fortë. Nëse trajnerët guxojnë, besoj se do të ketë edhe shumë gola edhe do të kënaqemi.

Manushi: Çfarë do kërkonit trajnerit?

Gjici: Sulm. Unë gjithnjë i kërkoj lojë sulmuese, por në fund vendosin trajnerët. Kemi sulmin më të mirë? Po, por me ata sulmues që kemi, nuk jam i kënaqur.

Marina: A jeni për titull? Gjici: Po, sigurisht që po. Kukësi i ka të gjitha kapacitete­t që t’ia dalë mbanë sivjet.

Demi: Siç e tha edhe Safeti, Kukësi ka një ekip të mirë dhe nuk ka humbur asnjëherë. Shpresoj që Starova me skemat e tij t’i ketë marrë masat, uroj shumë që të bëhet futboll i bukur dhe të ketë gola. Në fund, të fitojë ai që e meriton.

Marina: Zoti Gjici, me kë rivalizoni më tepër, me Demin apo me Takajn?

Gjici: Me Takajn kam pasur më shumë rivalitet, sepse Demi ka ardhur më mbrapa. Ka qenë konkurrenc­ë e bukur edhe me ndonjë “konflikt”. Jemi kolegë edhe miq, por në fushë secili kërkon të marrë kampionati­n. Nuk ka aleatë. Jashtë fushës jemi miq, por në fushë secili për vete. Sivjet është radha e Kukësit për titullin, sepse Demi ishte në Champions. Dua ta provoj edhe unë Champions-in.

Demi: Ka të drejtë Safeti, isha i kënaqur që provova Champions-in, por nuk provova titullin... Ndaj dua që edhe zoti Gjici, kur t ’ i vijë

t ’ i radha, le ta provojë edhe ai shijen e Champions-it. Po ta kisha marrë titullin në tavolinë, do të isha më i qetë. Më vjen keq ta them sepse paratë e UEFA-s nga titulli nuk i mori askush. Shqipëria humbi 250 mijë euro, sepse nuk i morëm as ne dhe as Skënderbeu.

Gjici: Unë nuk do ta pranoja titullin në tavolinë.

Demi: Jo titullin jo, po them nëse do ishe ti në Champions, a do t’i pranoje apo jo 250 mijë euro?

Gjici: Varet...

Demi: Gjithsesi, rivali ynë më i fortë deri tani ka qenë Kukësi.

Gjici: Një gjë duhet të kuptojmë, nuk mbaron kampionati me përfundimi­n e kësaj ndeshjeje. E rëndësishm­e është që të bëhet një ndeshje “fair play” dhe të ketë sa më shumë tifozë. Jemi dy ekipe pretendent­e dhe besoj se do të bëhet ndeshje e bukur. Sa herë jemi ndeshur me Partizanin nuk kemi pasur konflikte, as dhunë, as me tifozët e Partizanit dhe Kukësit. Besoj që edhe kjo ndeshje do të shkojë normal dhe pa probleme.

Demi: Edhe unë kërkoj një ndeshje “fair play” dhe të vijnë sa më shumë tifozë në stadium. MOVIOLA?

Demi: Kur janë gjyqtarët të vetëdijshë­m, nuk ka nevojë për moviolë, pasi ne e kuptojmë kur është gabim njerëzor. Sa i përket momentit të Salihit në Shkodër, kur e pashë, mendova me vete: Çfarë bëhet kështu?! Aq më tepër që qenka ky Jorgji, që Partizani e paska hequr, pasi i ka dalë nami këtij si i Korçës. Vetëm ajo që nuk jepet penallti.

Gjici: Ka disa penallti që nuk jepen dhe ka disa të tjera që nuk janë dhe akordohen me lehtësi. Po të shihni edhe ndeshjet e Kukësit, ka pasur arbitra që kanë gabuar në favor të Kukësit si në rastin e Kridens Metës me Teutën, por për të shlyer këtë, duhet që ky arbitër në pesë ndeshje të tjera ta ndëshkojë Kukësin. Kjo, vetëm e vetëm, që të thuhet se Kridensi e paska bërë gabim dhe jo me tendencë për të ndihmuar ekipin. Kjo gjë rëndon shumë. Kur është penallti, që i ka elementet e saj duhet të akordohet. Në momentin që nuk është, mund të diskutojmë sa të duash dhe të themi pse u akordua. Po të shohësh një 11-metërsh tonin në Laç, është faull mundjeje dhe jo në futboll. Gjithashtu edhe në Vlorë e njëjta gjë. Duke parë të gjitha ndeshjet, gjashtë apo shtatë pikë na i kanë hequr arbitrat. Gabimet me dashje? Ka disa faktorë që mund të ndërhyjnë dhe duhet specifikua­r veçanërish­t se cili prej tyre ka të bëjë.

ENEA JORGJI

Gjici: Bën vetëm gabime pa tendenca, pasi tek ai arbitër nuk ndikon asnjë faktor, me aq sa e njohim. Nuk besoj që ka faktorë të jashtëm që ndikojnë te ky gjyqtar.

Demi: Ne kemi probleme me këtë gjyqtar, pasi Partizani e ka larguar. Nuk e di se çfarë ka bërë ky Jorgji. Por, duke iu referuar rastit të Salihit, vetëm pa dashje nuk mund të akordohet si 11-metërsh. Unë jam ulur një herë me të në tavolinë dhe më është dukur zotëri djalë. Por ajo e sotmja (dje) në Shkodër, vetëm pa dashje nuk jepet.

Gjici: Nuk dua të mbroj arbitrat, vetëm thashë që ka elemente. Ky na ka ndëshkuar edhe ne.

Demi: Vetëm një herë kam ngrënë drekë me të, kur ka qenë duke shoqëruar ata të UEFA-s.

Manushi: Cilin arbitër do të donit të arbitrojë?

Demi: Nuk njoh asnjë ballë për ballë. Të vendosin kë të duan.

Gjici: Po, sapo thatë që me Jorgjin qenkeni ulur në tavolinë.

Demi: Po, sepse e kam takuar kur kishim ndeshjet e Europës dhe shoqëronte ata të huajt si përfaqësue­s i federatës.

Gjici: Për hir të së vërtetës, është arbitri më i bukur i federatës. Edhe unë jam dakord që të vendoset cilido arbitër që do të zgjidhet nga grupi i njerëzve që merren me përzgjedhj­en, por vetëm që në këtë ndeshje duhet arbitrim shumë i saktë për të mos diskutuar në fund që pati tendenca apo gaboi me dashje. Le të jenë më të mirët.

Demi: Kur duan, të gjithë arbitrat ofrojnë gjykim perfekt.

Pregja: Arbitrat nuk duhen gjykuar gjithmonë për vendimet që ndërmarrin.

Demi: Ky ka konflikt interesi sepse punon në federatë. Pregja: Është e vjetër shumë. Demi: Që të bëjnë moviolë, duhet të jenë njerëz të pavarur sepse, po të punosh te sektori i arbitrimit në FSHF, nuk mund të thuash dot të vërtetën. E kanë fajin televizion­et që duhet të marrin profesioni­stë. Bujar, nuk kam asgjë me ty. Kam respekt.

Gjici: Le ta thotë, është apo jo penallti ajo e Salihit? Penalltia e Salihit

Demi: Nuk ka kontakt. Në Gjirokastë­r ishte penallti sade dhe karton i kuq.

Gjici: Pak kontakt ka, kur ka tërhequr këmbën dhe nëse ka ndodhur diçka e tillë, është penallti.

Demi: Bujar, një gjë më thuaj, ishte kontakt apo goditje?

Pregja: Për mua e ka goditur, por sa fort është tjetër çështje.

MERKATO

Marina: A është e vërtetë se do të afrohen Raçiç e Sukaj?

Demi: Sulejmani i di afrimet dhe largimet. Këta i thonë “Bobi”, por ai është Sulejmani i madh.

Manushi: ai?

Demi: Ai kërkon dy lojtarë nga Kukësi. E shava një ditë. I thashë, mos më ngatërro mua me Safetin! Ma ktheu: “Që të dal kampion, më duhet t’i marr dy lojtarë Safetit”.

Gjici: Kë do të marrësh? Një e ke marrë, Malotën e ke. Demi: Ai i merr.

Gjici: Merr edhe ndonjë tjetër se ka aty

Demi: Akoma nuk kemi bërë ndonjë bisedim, por normal që do të ketë ndonjë ndërhyrje. Me çfarë kam dëgjuar, nuk do të ketë ndonjë lëvizje të madhe, përveç një sulmuesi të qendrës. Do mundohemi të gjejmë një pykë si Pejiç. Tjetër gjë nëse do të vijë Sukaj apo ndonjë tjetër. Le të shikojmë.

Marina: Po ju zoti Gjici, ku do të ndërhyni në merkato?

Gjici: Ne kemi 2-3 lojtarë që mund t’i marrim, kështu që menaxherët do t’ia sjellin trajnerit që t ’ i shikojë. Unë kam thënë se nis e janë të gatshëm që të vijnë para vitit të ri dhe të bashkohen me grupin. Me sa di, nga trajneri presim dy mbrojtës krahu, të majtë dhe të djathtë, si dhe një mesfushor.

Manushi: Keni parë ndonjë nga Partizani që ta merrni?

Gjici: Kam parë, por nuk më duket ndonjë i hairit për te Kukësi.

Manushi: Një mendim nga dy presidentë­t për trajnerët, pasi i ndërroni si shpesh?

Demi: Nuk kam ndërruar trajnerë. Kam lënë Sulën aty dhe ai merret me ata. Te Kukësi i heq Safeti, unë nuk heq trajnerë.

Manushi: Goldi, ke dëgjuar ndonjë gjë nga Tirana për merkaton?

Goldi Halili: Unë nuk mund të konfirmoj asgjë, megjithatë kam dëgjuar se reparti i sulmit duhet fortifikua­r.

Manushi- Goldit: Do të donit që të shikonit ndonjë lojtar shqiptar te Tirana?

Goldi Halili: Mbase do të më akuzojnë për interesa personale, por unë do të doja të shikoja vëllanë tim në fushë sa më shpejt, pasi mendoj se mund t’ia dalë mbanë e të konkurrojë denjësisht në rolin që ka.

Po çfarë kërkon

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania